25.9 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Protesta e fermerëve grekë: Aksi Kakavijë–Janinë do të bllokohet sot nga ora 14:00 deri në 17:00

Aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar sot për disa orë për shkak të protestës së fermerëve grekë, njofton Policia Kufitare e Kakavijës. Bllokimi pritet të zgjasë nga ora 14:00 deri në 17:00 (ora greke), ndërsa do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore.

Fermerët grekë, që prej më shumë se një muaji kanë intensifikuar protestat, kanë dalë në rrugë me traktorë dhe mjete bujqësore, duke bllokuar rrugët kryesore, qytetet dhe aeroportet. Arsyet e tyre lidhen me mos-disbursimin në kohë të subvencioneve bujqësore dhe mungesën e kompensimeve për dëmet nga përmbytjet, stuhitë, sëmundjet e bagëtive dhe problemet strukturore në sektorin e bujqësisë.

Policia greke dhe ajo shqiptare janë koordinuar për të informuar qytetarët dhe për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve emergjente.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...