24.7 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Halla e Shpat Kasapit flet për herë të parë pas humbjes: “Ai kërkoi bashkëpunime, por nuk u dëgjua”

Pas ndarjes së parakohshme nga jeta të këngëtarit të njohur shqiptar, Shpat Kasapi, halla e tij ka folur për herë të parë, duke ndarë kujtimet për karrierën e tij të shkëlqyer dhe pasionin që e karakterizonte.

Në një intervistë për televizionin “Alsat”, ajo shprehu dhimbjen për mungesën e mbështetjes së kolegëve të tij gjatë kohëve të fundit të karrierës. “Ne kemi të gjithë dhimbje, nuk po flas për nënën e Shpatit. Ishte një njeri me virtyte, nuk xhelozoi asnjeri. Ajo që më dhemb më shumë është se Shpati kërkoi bashkëpunime, e ndoshta as mesazhet nuk ia kanë lexuar! Sot po bën gjurmë, kjo është krenari. Pse nuk i duam kurrë kur kemi njëri-tjetrin? Kjo është e dhimbshme”, tha halla e tij.

Këngëtari shqiptar nga Maqedonia e Veriut ndërroi jetë në moshën 40-vjeçare, pas një arrestit kardiak ndërsa ndodhej në Itali për një kontroll mjekësor të djalit të tij të vogël. Humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh në skenën muzikore shqiptare dhe në zemrat e familjarëve dhe fansave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...