17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Redi Muçi ironizon PD-në dhe PS-në: “Shabani, i firmosur nga demokratët dhe i votuar nga socialistët”

Seanca e sotme plenare u shoqërua me tone të ashpra dhe replika të forta, ku në qendër të debatit ishte figura e Endrit Shabanit, kandidat për Avokat të Popullit. Deputeti i “Lëvizja Bashkë”, Redi Muçi, akuzoi të dy kampet politike—Partinë Demokratike dhe Partinë Socialiste—për atë që e quajti “pazari i radhës politik”.

Muçi, me tone ironike, tha se Parlamenti po humb kohë duke debatuar për një figurë, të cilën deri më dje vetë Shabani e paraqiste si kundërshtar të sistemit politik ekzistues.

“Zoti ministër foli për seriozitet, por nuk ka asgjë më qesharake se 120 minuta sherre për Endri Shabanin,” deklaroi ai nga foltorja. “Një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja kundër sistemit të kalbur politik, sot na del Avokat i Popullit me firmat e PD dhe votat e PS.”

Duke iu drejtuar demokratëve, Muçi ngriti pyetjen se përse e kanë akuzuar Shabanin si “lepur i Surrelit”, ndërsa njëkohësisht i kanë dhënë firmat për kandidaturën e tij. Ndërsa për socialistët, ai shtroi akoma një dilemë tjetër: “Si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin… ose më mirë, si iu ëmbëlsoi ai juve që po e zgjidhni Avokat të Popullit?”

Deklarata e Muçit erdhi në një moment kur tensionet mes mazhorancës dhe opozitës janë rritur lidhur me procesin e përzgjedhjes së Avokatit të Popullit, një institucion që ka mbetur pa drejtues të mandatuar prej më shumë se një viti.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...