30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Blushi shpërthen në Kuvend: “Mazhoranca po zgjedh Avokatin e Popullit të djallit, një shëmti politike në shërbim të axhendës së Sorosit”

Seanca plenare për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit është tensionuar ndjeshëm, duke u shoqëruar me akuza të forta dhe përplasje verbale mes mazhorancës dhe opozitës. Kreu i grupit parlamentar të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, akuzoi mazhorancën se po imponon një kandidat të papërshtatshëm dhe po shkel procedurat kushtetuese në proces.

Në një fjalim të ashpër, Blushi e cilësoi kandidatin e propozuar si një “shëmti politike” dhe deklaroi se mazhoranca po përpiqet të thellojë “axhendën e George Soros në Shqipëri”, sipas tij duke kapur një tjetër institucion të rëndësishëm.

“Ju doni të avanconi me një kandidat që është një shëmti politike. Keni gjetur njeriun e duhur për axhendën tuaj të George Sorosit,” u shpreh Blushi. Ai akuzoi mazhorancën se po përpiqet të krijojë perceptimin se figurat e propozuara gëzojnë mbështetjen e opozitës, kur në fakt—siç tha—deputetët opozitarë janë tërhequr nga të gjitha firmat e dhëna.

Blushi theksoi se procesi është “i pavlefshëm proceduralisht” dhe se rregullorja e Kuvendit, që buron nga Kushtetuta, është shkelur në mënyrë flagrante.

“Deputetët e opozitës janë tërhequr nga të gjitha firmat. Kandidat nuk të bën vullneti yt personal, por firmat e deputetëve. Ju po e miratoni këtë proces në mënyrë antikushtetuese,” tha ai.

Ndërsa akuzoi mazhorancën se po “kap çdo pushtet dhe po shkatërron shtetin”, Blushi theksoi se debati për Avokatin e Popullit po përdoret për të mbuluar çështje më të rëndësishme për qytetarët, siç është buxheti i vitit të ardhshëm.

Me tone edhe më të forta, ai e cilësoi kandidatin e mazhorancës si “avokatin e djallit”, duke e akuzuar për përfaqësimin e një “axhende anti-familje” dhe të një politike që—sipas tij—rrezikon të cenojë liritë dhe të drejtat e njeriut.

“Ju sot nuk po zgjidhni Avokatin e Popullit, po zgjidhni avokatin e djallit. Axhenda Soros është axhenda e djallit. Po votoni avokatin anti-familje, avokatin që do të mbulojë çdo shkelje të lirive të shqiptarëve,” deklaroi Blushi nga foltorja.

Megjithë kundërshtimet e forta, mazhoranca ka bërë të qartë se do të vijojë me votimin, ndërsa opozita ka paralajmëruar se procesi, sipas saj, është i pavlefshëm dhe politikisht i papranueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...