29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjekmarkaj kritikon buxhetin e 2026: “Një buxhet i porositur për monopole, jo për qytetarët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, mbajti sot një fjalim të gjatë në Kuvend duke kritikuar ashpër projektbuxhetin e vitit 2026. Ai e quajti këtë buxhet një dokument të “porositur nga interesat e monopoleve”, që nuk pasqyron nevojat e qytetarëve dhe nuk shërben për zhvillimin e vendit.

Nga foltorja, Gjekmarkaj tha:
“Të nderuar kolegë deputetë, Zoti Kryetar, Të nderuar qytetarë! Sot diskutojmë buxhetin e shtetit, fabulen e re propagandistike dhe zhgënjimin e ri të shqiptarëve. Ky duhet të ishte dokumenti që ngjizet nga nevojat e qytetarëve. Por jo. Ky është një buxhet i porositur nga interesat e monopoleve. Është një buxhet që nuk ndërton zhvillim, por prodhon plage sociale. Ky është një buxhet që ndan njerëzit dhe krahinat! Ky është një buxhet që bashkon përfituesit në një tryezë.”

Ai shtoi se varfëria nuk është thjesht ekonomike, por edhe depersonalizim:
“Kur prindi nuk i thotë dot më fëmijës se nesër do të jetë më mirë, shuhet e ardhmja, keputet shpresa dhe pozitiviteti i nevojshëm për një shoqëri normale. Familja shqiptare çdo ditë sheh të njëjtën padrejtësi dhe të njëjtin shpërfillje nga shteti.”

Gjekmarkaj theksoi se pasuria shpërndahet jo sipas meritës, por sipas afërsisë me pushtetin:
“Oligarku bëhet më i pasur, më shpërfillës, më arrogant, më i zakonshëm, por edhe më shërbyes ndaj pushtetit! Sepse sistemi punon për ata që janë tashmë të pasur, duke rrënuar shtresën e mesme dhe duke zmadhuar komunitetin e të varfërve!”

Ai kritikoi gjithashtu korrupsionin dhe keqmenaxhimin në investimet publike:
“Investimet publike nuk hartohen për nevojat e vendit. Aty ku dikush ka interes, aty shfaqet investimi. Ndaj rrugët me pesëfishin e çmimit ndërtohen aty ku ka më fitim, jo aty ku ka më shumë nevojë. Shkollat mbyllen, ndërsa aty ku hapen ndodh se projekti sjell përfitim, jo aty ku fëmijët mëtojnë arsim cilësor. Spitalet modernizohen vetëm në narrativë, ndërsa pacientët trajtohen në kushte të rënda.”

Ai përmendi edhe rolin e SPAK-ut dhe mentalitetin që po stimulohet në vend:
“Shpesh dëgjojmë se SPAK-u do ta zgjidhë problemin. SPAK heton vetëm një përqindje të vogël të korrupsionit real. Sepse problemi nuk është vetëm te drejtësia. Problemi është te mentaliteti i stimuluar. Në këtë vend po humbet nderimi për punën e ndershme. I ndershmi shihet si i dobët dhe nui merret si model. Ndërsa ai që përfiton pa meritë shihet si i suksesshëm.”

Gjekmarkaj vijoi duke përmendur edhe dekulturimin e elitave intelektuale dhe varfërimin kulturor:
“Një plagë e madhe e shoqërisë sonë është dekulturimi i elitave intelektuale. Mësuesit, pedagogët, studiuesit dhe artistët po varfërohen. Por nuk varfërohen vetëm ekonomikisht. Varfërohen kulturalisht, humbasin gradualisht mundësinë për t’u shprehur, për të ndikuar. Po zhveshen nga autoriteti. Po margjinalizohen dhe heshtin.”

Në përfundim, deputeti demokrat theksoi:
“Ky buxhet nuk është buxhet i shtetit. Është buxhet i porosisë. Është buxhet i interesave. Unë nuk votoj kundër shifrave. Unë votoj kundër filozofisë që ato përfaqësojnë. Kundër varfërisë së programuar. Kundër dekulturimit të qëllimshëm. Kundër korrupsionit të institucionalizuar dhe kundër modelit që e quan të ndershmin të parëndësishëm dhe të padrejtin të suksesshëm. Unë votoj për punën e ndershme.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...