30.3 C
Tiranë
Wednesday, September 2, 2026

“Një ditë që ndezi dritën e shpresës për Shqipërinë e lirë” – Fiona Nishani për 35-vjetorin e PD

Në ceremoninë e 35-vjetorit të themelimit të Partisë Demokratike, Fiona Nishani, vajza e ish-Presidentit Bujar Nishani, foli për arritjet historike të kësaj force politike dhe rëndësinë e tyre për brezin e ri.

Ajo e cilësoi themelimin e PD-së më 11 dhjetor 1990 si një moment që “ndezi dritën e shpresës për Shqipërinë e lirë pas dekadash errësirë komuniste”. Nishani theksoi dy nga arritjet më të mëdha: liberalizimin e vizave drejt Evropës, që i hapi mundësi brezit të ri për studime dhe eksperienca ndërkombëtare, si dhe anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, që siguroi një mbrojtje të qëndrueshme ushtarake dhe sigurie për vendin.

Në fjalën e saj, Nishani tha se brezi i ri është rritur duke përfituar nga këto arritje: “Ne jemi brezi që ka fluturuar drejt Evropës pa viza – një ëndërr që u bë realitet falë qeverisjes së Partisë Demokratike. Liberalizimi i vizave ishte çelësi që hapi dyert e mundësive, universiteteve, njohjeve dhe kulturave të reja.”

Ajo shtoi gjithashtu se anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht një firmë në dokumente, por garancia e një të ardhmeje më të sigurt: “Ne jemi brezi që është rritur i sigurt nën ombrellën e NATO-s. Anëtarësimi në NATO nuk ishte thjesht një firmë në një dokument; ishte garancia se e ardhmja jonë do të ishte më e sigurt sesa e kaluara e hidhur.”

Fiona Nishani përfundoi duke theksuar nevojën për energjinë dhe angazhimin e të rinjve: “Partia Demokratike ka më shumë nevojë se kurrë për ne, të rinjtë për energjinë, idetë dhe pastërtinë tonë morale. Ka nevojë për të rinj që nuk dorëzohen, që nuk e pranojnë padrejtësinë si normalitet, që nuk e pranojnë largimin si zgjidhje.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...