18.4 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

“Do ta shisnin në lokalet e Komunës së Parisit” – kapen dy të rinj me 250 gramë kokainë

Dy të rinj janë arrestuar tek Komuna e Parisit në Tiranë, pasi u kapën në flagrancë duke shitur drogë.

Sipas njoftimit të Policisë, shtetasit A.V. dhe E.DH., 33 vjeç, të dy banues në Tiranë, u kapën me 250 gramë lëndë narkotike të dyshuar kokainë, të cilën dyshohet se do ta shisnin në lokalet e zonës.

Arrestimi u realizua si rezultat i operacionit policor të koduar “Target”. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar edhe në informacionet operative të siguruara, organizuan dhe finalizuan këtë operacion.

Dy të rinjtë ndodhen nën hetim, ndërsa policia vijon punën për të identifikuar rrjetet e shitjes së drogës në zonë dhe për të parandaluar shpërndarjen e mëtejshme të lëndëve narkotike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...