28.5 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

“Kujtimi, vepra, trashëgimia e tyre mbetet krenaria jonë” – Sali Berisha nderon themeluesit e PD në 35-vjetorin e partisë

Në 35-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, kryetari historik i PD, Sali Berisha, nderoi themeluesit dhe kontribuuesit e kësaj force politike, duke theksuar rëndësinë e kujtesës dhe trashëgimisë së tyre.

“Të dashur qytetarë dhe qytetare të pranishëm sonte në këtë takim, por dhe kudo që ndodheni. Të nderuar demokratë dhe demokrate të pranishëm këtu, në Shqipëri dhe jashtë vendi. Përshëndetje dhe urimet më të përzemërta në 35 vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, partisë më të jashtëzakonshme,” tha Berisha.

Ai u ndal në kontributin e themeluesve dhe drejtuesve të shquar të PD-së, duke përmendur emra si Azem Hajdari, Gramoz Pashko, Pjetër Arbnori, Ali Spahia, Bujar Nishani, Sokol Olldashi dhe Genti Bogdani, si dhe dhjetëra drejtues, deputetë dhe qeveritarë që kanë shërbyer në këtë parti ndër vite.

Berisha nënvizoi se “kujtesa, vepra dhe trashëgimia e tyre është dhe do mbetet krenaria e jona dhe e demokratëve në çdo kohë,” duke e lidhur këtë me sfidat e vazhdueshme të PD-së dhe rolin e saj në shoqëri.

Fjala e Berishës theksoi rëndësinë e historisë së PD-së, si dhe detyrën për të ruajtur dhe transmetuar frymën e saj tek brezat e rinj të demokratëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Kontrollet në vilën dhe zyrat e biznesmenit Samir Mane” – BKH sekuestron celularin, SPAK...

0
Byroja Kombëtare e Hetimit ka ushtruar kontrolle në vilën dhe ambientet e zyrave të biznesmenit Samir Mane, në kuadër të hetimeve të SPAK për...

Brikena nga BBVIP i futet muzikës, përgatit këngën e parë debutuese

0
Një tjetër ish-banore e Big Brother VIP Albania ka vendosur të provojë veten në industrinë muzikore. Bëhet fjalë për Brikenën, e cila duket se po...

Vritet me armë zjarri 45-vjeçari në Mirditë, gjendet i pajetë brenda automjetit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në Mirditë. Rreth orës 07:10, në fshatin Shkorrët, përgjatë rrugës Reps–Spaç, është gjetur i vrarë me...

‘P*çkë dhia, ishte stratege ajo’ – Ola ‘shpërthen’ me ironi ndaj Mozës pas postimit...

0
Kur dukej se raportet mes tyre ishin qetësuar pas debateve të shumta gjatë qëndrimit në “Ferma VIP 3”, një postim i fundit i Olës...

“Shakira shkruan sërish histori në Botëror!” – Kënga ‘Dai Dai’ shpallet më e mira...

0
Lidhja mes Shakirës dhe Kupës së Botës së futbollit ka hyrë edhe një herë në histori. Kënga zyrtare e edicionit të këtij viti, “Dai...