28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Sasa Hoda rrëfen në BBVK: “Ai më manipuloi për 10 vite, më bindi se askush tjetër s’do më donte”

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, ka ndarë një nga rrëfimet më të forta personale brenda shtëpisë, duke treguar për një lidhje 10-vjeçare që e nisi kur ishte ende shumë e re dhe që, sipas saj, u kthye në një marrëdhënie të dëmshme.

“Kam qenë dhjetë vite me të dashurin tim… kam menduar se kam qenë 21 vjeçare. Kam qenë tepër e re, plus e kam pasur një kompleks gjithë kohën se vetëm ai më do dhe askush tjetër, dhe ai e ka shfrytëzuar situatën”, u shpreh ajo para banorëve.

Sasa tregoi se ish-partneri e kishte manipuluar emocionalisht, duke e bërë të besonte se nuk kishte vlerë jashtë kësaj lidhjeje.

“Ai më thoshte se ty nuk të do askush përveç meje… më ka shfrytëzuar emocionalisht, financiarisht,” shtoi ajo.

Rrëfimi i saj u bë edhe më i rëndë kur tregoi se marrëdhënia e ka larguar për një kohë të gjatë edhe nga familja.

“Kam qenë në gjendje me humb çdo njeri. Familja ime nuk më ka folur me muaj për çështje të tij,” rrëfeu Sasa, duke prekur të pranishmit dhe publikun.

Rrëfimi i saj ka ngjallur reagime të shumta në rrjet, me shumë mbështetje për banoren që vendosi të flasë hapur për një periudhë të vështirë të jetës së saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...