28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Plani i ri i paqes: SHBA propozon ‘zonë të lirë ekonomike’ në Donbas – Zelensky ngre pikëpyetje mbi garancitë ndaj Rusisë

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar një zgjidhje të re për pjesë të rajonit lindor të Ukrainës që ende kontrollohen nga Kievi, duke sugjeruar krijimin e një “zone të lirë ekonomike” në ato territore, si pjesë e planit të paqes që po diskutohet mes palëve – bënë të ditur sot zyrtarë të përfshirë në bisedime.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, konfirmoi propozimin dhe tha se Rusia këtë zonë e quan një “zonë të demilitarizuar”.

“Kompromisi është që pala ruse të mos avancojë në këtë zonë,” deklaroi Zelensky gjatë një prononcimi në Kiev.

Megjithatë, presidenti ngriti dyshime serioze mbi mënyrën se si kjo zonë do të funksionojë në praktikë dhe si do të garantohet siguria.

“Nëse njëra palë tërhiqet, pse pala tjetër ndërluftuese nuk tërhiqet në të njëjtën distancë në drejtimin tjetër?” tha ai, duke theksuar se një tërheqje e pabarabartë do të krijonte rrezik për avancime të maskuara.

Zelensky theksoi se mbetet e paqartë edhe se kush do ta administrojë zonën e lirë ekonomike dhe si do të parandalohen skenarët ku Rusia mund të avanconte me trupa të veshur civilë.

Aktualisht, Ukraina kontrollon rreth 30% të rajoneve Donetsk dhe Luhansk, që përbëjnë Donbasin.

Zelensky konfirmoi gjithashtu se plani parashikon:
• Tërheqjen e ushtrisë ruse nga rajonet Sumy, Kharkiv dhe Dnipropetrovsk;
• Ngrirjen e vijës së frontit në rajonet jugore Zaporizhia dhe Kherson, bazuar në pozicionet aktuale.

Plani mbetet në diskutim dhe, sipas burimeve diplomatike, nuk ka ende një draft final të dakordësuar.
Ky propozim pritet të sjellë debate të forta në Ukrainë, mes atyre që kërkojnë një ndalesë të luftës dhe atyre që druhen se çdo kompromis mund të rrezikojë sovranitetin territorial të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...