26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Kuvendi miraton Projektbuxhetin 2026 dhe ligjet e “Paqes Fiskale” pas një seance maratonë deri pas mesnatës

Kuvendi i Shqipërisë vijoi deri pas orës 01:30 diskutimet maratonë mbi projektbuxhetin e shtetit për vitin 2026, duke shqyrtuar nen për nen shpenzimet dhe amendamentet e propozuara nga mazhoranca dhe opozita.

Projektbuxheti për vitin 2026, me një vlerë prej rreth 887 miliardë lekësh, vendos në qendër qytetarin dhe synon të mbështesë rritjen e pensioneve, pagën minimale, si dhe investime të mëdha në infrastrukturë, energji, arsimin dhe bujqësinë. Shpenzimet operative parashikojnë 81 milionë lekë, prej të cilave 56,7 milionë janë kategori të pacenueshme.

Mazhoranca e ka konsideruar projektin si një instrument ambicioz për integrimin europian të vendit, ndërsa opozita paraqiti një sërë amendamentesh për të rritur buxhetin e arsimit dhe për të kufizuar favorizimet, të cilat u rrëzuan.

Përveç rritjes së pensioneve dhe pagës minimale, projektbuxheti parashikon:
• Rritje të pensioneve urbane: pensioni me vite të plota pune do të arrijë 40 mijë lekë në vitin 2030, nga 27 350 lekë aktualisht; pensioni i pjesshëm urban në 22 mijë lekë; pensioni rural në 18 mijë lekë; pensioni familjar në 18 mijë lekë; pensioni i invaliditetit në 30 mijë lekë.
• Rritje të pagës minimale në 50 mijë lekë nga 1 janari 2026, për rreth 308 mijë të punësuar në sektorin publik dhe privat.

Paqja Fiskale u miratua me 75 vota pro, pavarësisht kritikave të opozitës se ligji mund të hapë “autostrada” për pastrimin e parave. Deputetët rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita dhe disa nga mazhoranca, duke theksuar se ligji synon të adresoje evazionin fiskal dhe të mbështesë investimet e ligjshme.

Gjithashtu, Kuvendi miratoi një seri projektligjesh të tjera fiskale:
• Ndryshime në ligjin për procedurat tatimore (81 vota pro).
• Ndryshime në ligjin për TVSH-në (80 vota pro).
• Ndryshime në ligjin për tatimin mbi të ardhurat (84 vota pro).
• Shtesa në ligjin për sistemin e taksave vendore (81 vota pro).
• Ndryshime në ligjin për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit (81 vota pro).
• Projektligji për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme (76 vota pro).

Seanca maratonë shënoi një nga debatet më intensive mbi buxhetin dhe ligjet fiskale, ndërsa mazhoranca dhe opozita u përballën mbi prioritetet e shpenzimeve dhe pastrimit të parave, duke reflektuar tensionet politike në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...