10.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

“Balluku rikthehet vetëm përkohësisht, deri më 22 janar”, Klodiana Lala zbulon ndarjen 4 me 4 dhe votën vendimtare në minutën e fundit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje nga mbledhja e sotme e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, e cila shqyrtoi kërkesën e kryeministrit për shfuqizimin e pezullimit nga detyra të zv/kryeministres Belinda Balluku.

E ftuar në emisionin “Kjo Javë”, Lala tha se brenda Kushtetueses ka pasur ndarje të thellë, me raport fillestar 4 me 4, dhe vetëm në minutën e fundit një prej gjyqtarëve ndryshoi votën, duke e çuar rezultatin në 5 pro dhe 3 kundër rikthimit të përkohshëm të Ballukut.

“Balluku rikthehet vetëm përkohësisht, deri më 22 janar”

Sipas Lalës, vendimi i sotëm nuk është fitore përfundimtare për kryeministrin:

“Kushtetuesja ka thënë qartë se Balluku rikthehet përkohësisht në detyrën që kishte, deri në 22 janar, kur do të zhvillohet seanca plenare publike. Nuk do të thotë patjetër që kryeministri e ka fituar betejën.”

Ajo shtoi se në seancën e janarit do të marrin pjesë përfaqësues ligjorë të të gjitha institucioneve, gjë që mund të ndryshojë dinamikën e çështjes.

Tension mes Ramës dhe gjyqësorit

Lala tha se vendimi është marrë në një klimë të fortë tensioni mes kryeministrit dhe GJKKO-së, duke kujtuar reagimin e menjëhershëm të Edi Ramës pas pezullimit të Ballukut nga posti:

“Sulmi frontal i kryeministrit ka cenuar pikërisht reformën në drejtësi, të cilën ai e ka konsideruar ‘kalin e betejës’ së tij. Duke mos zbatuar vendimet dhe duke ushtruar presion ndaj gjyqësorit, ai po minon vetë reformën që pretendon se ndërtoi.”

Megjithë rikthimin në detyrë, Lala nënvizon se masat ndaluese ndaj Ballukut, përfshirë ndalimin e daljes jashtë shtetit, mbeten ende në fuqi.

Çështja pritet të marrë një kthesë vendimtare në seancën plenare të 22 janarit, ku Gjykata Kushtetuese do të shprehet përfundimisht për pezullimin e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...