22.1 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Gjykata Kushtetuese i hap rrugën rikthimit të Belinda Ballukut: “Pezullimi rrezikon vakum në funksionimin e qeverisë”

Gjykata Kushtetuese ka botuar në Fletoren Zyrtare vendimin e marrë më 12 dhjetor, duke hequr pezullimin nga detyra të Belinda Ballukut dhe duke e rikthyer atë në postin e zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, deri në 22 janar.

Vendimi u miratua me pesë vota pro nga gjyqtarët Sonila Bejtja, Gent Ibrahimi, Sandër Beci, Marjana Selimi dhe Fiona Papajorgji, ndërsa kundër votuan Ilir Toska, Marsida Xhaferllari dhe Asim Vokshi. Ky zhvillim vjen pas kërkesës së kryeministrit Edi Rama për shfuqizimin e pezullimit të vendosur më herët ndaj Ballukut nga Gjykata e Posaçme.

Sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese, pezullimi i masës së ndalim-detyrës ndaj një ministri ose zëvendëskryeministri “mund të ndikojë drejtpërdrejt në ushtrimin e kompetencave të qeverisë, duke sjellë vakum funksional”, duke rrezikuar interesat shtetërore.

Në vendim theksohet se zbatimi i masave të GJKKO-së dhe vijimi i ndalimit për Ballukun krijonte rrezik real për funksionimin normal të ekzekutivit:

“Zbatimi i vendimeve nr.118, datë 19.11.2025 dhe nr.120, datë 22.11.2025… rrezikon të sjellë pasoja që prekin interesat shtetërorë gjatë ushtrimit e kompetencave kushtetuese të pushtetit ekzekutiv në drejtim të përcaktimit të politikave të përgjithshme shtetërore”, – thuhet në vendim.

Me këtë vendim, Belinda Balluku rikthehet zyrtarisht në detyrë, ndërsa procesi ndaj saj vijon të jetë në shqyrtim nga gjykatat përkatëse.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...