0.5 C
Tiranë
Monday, December 15, 2025
spot_img

“Balluku zhduku 50 mln euro nga tuneli i Llogarasë, Aeroporti i Vlorës do i japë kompanisë 140 mln euro” – Berisha akuzon qeverinë për korrupsion

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi sot nga Foltorja e demokratëve në Elbasan se qeveria ka kryer një seri skandalesh abuzive dhe vjedhjesh të fondeve publike përmes tenderëve dhe koncesioneve.

Berisha akuzoi zv/kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama për zhdukjen e 50 milionë eurove nga tuneli i Llogarasë, ndërsa për projektin e aeroportit të Vlorës, sipas tij, kompania do të përfitojë 140 milionë euro për bileta të munguara gjatë dhjetë viteve të para të koncesionit 35-vjeçar.

Kreu i opozitës denoncoi gjithashtu skandalin e “Tigrave”, kompani që sipas tij ka marrë mbi 100 milionë euro pa prodhuar asnjë kilovat energji, dhe faljen e borxheve të Bankersit, me vlerë rreth 120 milionë euro, duke e cilësuar këtë si shkelje të sistemit tatimor.

Berisha theksoi se këto abuzime nuk janë veç raste të izoluar, por pjesë e një praktike të gjerë korruptive që dëmton interesin publik dhe qytetarët shqiptarë. Ai akuzoi qeverinë se vepron në mënyrë të pandëshkueshme dhe favorizon kompanitë e lidhura me pushtetin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

SpaceX hap shitje aksionesh para IPO-së, vlerësohet në 800 miliardë dollarë

0
SpaceX po përgatitet të dalë në bursë vitin e ardhshëm dhe ka nisur një shitje dytësore të aksioneve që do të vlerësonte kompaninë në...

Publikohen fotot e autorëve të sulmit terrorist në Sydney: 12 të vrarë, shënjestër komuniteti...

0
Janë publikuar fotot e dy autorëve të sulmit terrorist të ndodhur në Sydney të Australisë, ku humbën jetën 12 persona dhe u plagosën 29...

Einxhel Shkira mohon lajmet për aksident: “Nuk pësova aksident, theva këmbën në shtëpi”

0
Moderatorja Einxhel Shkira ka reaguar pas lajmeve që qarkulluan në rrjetet sociale, sipas të cilave ajo kishte pësuar një aksident të rëndë. Përmes një...

“Të fortët e shtetit” zënë hapësirën publike – Denoncim për parking të paligjshëm në...

0
Një denoncim shqetësues është publikuar ditën e sotme lidhur me parkimin e paligjshëm në zonën e Bulevardit të Ri në Tiranë, pranë një sheshi...

“Familje përgjithmonë” – Amy Schumer dhe Chris Fischer i japin fund martesës 7-vjeçare

0
Aktorja dhe komediania e njohur amerikane Amy Schumer ka konfirmuar ndarjen nga bashkëshorti i saj, Chris Fischer, duke i dhënë fund zyrtarisht martesës së...