26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Balluku e mori Ramën për fyti, Rama diktoi Gjykatën” – Berisha shpërthen: “Protesta masive, revolta nuk ndalen deri në largimin e tij”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, vijoi akuzat e ashpra ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për heqjen e pezullimit ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku është “i diktuar nga Rama”.

Berisha u shpreh se Balluku “ka kapur për fyti kryeministrin” dhe se Rama ka ushtruar ndikim të drejtpërdrejtë mbi vendimin e Kushtetueses.

Në fjalën e tij, Berisha akuzoi:

“Sot i hoqi masën e pezullimit. Shkon nesër në zyrë si zv/kryeministre. E mori Ramën për fyti… Rama diktoi çdo gjë sot, diktoi gjykatën dhe hoqi masën e pezullimit.”

Lideri i opozitës deklaroi se demokratët do të nisin shumë shpejt protesta masive, ndërsa paralajmëroi se nesër mblidhet Kryesia e PD-së për të vendosur datën e nisjes së revoltave.

Ai shtoi se ka qindra qytetarë të gatshëm që t’i bashkohen nisjes së protestave:

“Ne do ngrihemi dhe nuk do rrimë deri në largimin e tij. 3000 shqiptarë janë gati që nesër. Do shtohemi. Nuk rrihet më. E liroi.”

Berisha akuzoi Ramën për kapjen e institucioneve dhe ndërhyrje në proceset e drejtësisë, duke thënë se zgjedhja e kreut të SPAK është e rrezikuar nga ndikimi politik:

“Për të zgjedhë kryetarin e SPAK, duhet të shkojë gjithë bota aty se e rrëmben Edi Rama. A ecet kështu? Kemi punë me Edi Ramën. O do votojmë të lirë ose do shuhemi.”

Në fund, ai theksoi se protestat nuk do të jenë simbolike, por të vazhdueshme:

“Vendosim për fillimin e revoltave që nuk ndalen më kurrë gjer në largimin e Edi Ramës. E filluam për të zënë vendin. Aty ditë e natë deri sa të rrëzojmë Edi Ramën. Është sheshi ynë, sheshi i fitores.”

Në vijim pritet vendimi zyrtar i Kryesisë së PD-së për datën e nisjes së protestave.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...