30.9 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Elon Musk mbështet Fidi Panajotun: “Presidenti i BE-së duhet të zgjidhet në mënyrë demokratike”

Miliarderi amerikan Elon Musk ka shprehur sërish mbështetjen e tij për eurodeputetin qipriot Fidi Panajotu, duke e propozuar publikisht si kandidat për president të Bashkimit Evropian.

Reagimi i Musk erdhi pas publikimit të një videoje nga Panajotu, në të cilën eurodeputeti i ri vë në pikëpyetje mënyrën aktuale të zgjedhjes së presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në deklaratën e tij, Panajotu thekson se drejtuesi i Bashkimit Evropian nuk zgjidhet realisht në mënyrë demokratike.

Dua që drejtuesi i Bashkimit Evropian, që aktualisht është Ursula von der Leyen, të zgjidhet në mënyrë demokratike, sepse sot kjo nuk ndodh. Ajo vjen në Parlamentin Evropian dhe ne themi ‘po’ ose ‘jo’, por kjo është më shumë shfaqje sesa votim real”, shprehet Panajotu, duke shtuar se marrëveshjet paraprake politike e bëjnë procesin jo transparent.

Qëndrimi i eurodeputetit qipriot ka gjetur mbështetje te Elon Musk, i cili ka reaguar pozitivisht ndaj mesazhit të tij, duke e cilësuar Panajotun si një figurë që mund të sjellë ndryshim dhe duke e propozuar për një rol drejtues në Bashkimin Evropian.

Deklaratat kanë ngjallur diskutime të gjera në rrjetet sociale dhe në opinionin publik evropian, në një kohë kur debati mbi demokratizimin e institucioneve të BE-së vijon të jetë i fortë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Tedi, theksoni kursin e euros, ajo është kryesorja!” – Meta përplaset me gjyqtarin në...

0
Në ambientet e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur gjykimi në themel ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Pak para...

“Shko në protestë po ta mbajti!” – Balla sfidon Berishën në Kuvend, plas debati...

0
Një debat i fortë është zhvilluar në Kuvend mes kreut të Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, dhe kreut të Grupit Parlamentar të Partia...

“A e kuptoni si jeni në piramidën e narkoshtetit? Në krye jeni ju” –...

0
Kryetari i Partia Demokratike e Shqipërisë, Sali Berisha, përsëriti nga foltorja e Kuvendit akuzat që kishte artikuluar më herët gjatë seancës plenare, duke e...

“Deputetja juaj po denoncon kërcënime nga Bajrat, ju thoni jemi tradhtuar!” – Redi Muçi...

0
Deputeti Redi Muçi i kërkoi llogari mazhorancës në Kuvend lidhur me deklaratat e deputetes Marjana Koçeku, e cila ka denoncuar publikisht se është kërcënuar...

SPAK “zbarkon” në Devoll/ Kontrolle në banesën e ish-shefit të AMP-së Devi Ago, në...

0
Një operacion i Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po zhvillohet në Devoll, ku po kryhen kontrolle në disa ambiente dhe...