Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në lagjen “5 Maji” në qytetin e Elbasanit, pasi një bombol gazi ka plasur, duke shkatërruar tërësisht një banesë private.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas informacioneve paraprake, në momentin e shpërthimit, gruaja që banonte në shtëpi ndodhej jashtë banesës, teksa po priste mbërritjen e shërbimeve zjarrfikëse.
Për mrekulli kanë shpëtuar edhe efektivët e zjarrfikëses, të cilët ishin thirrur për të ndërhyrë në një zjarr dhe sapo kishin mbërritur në vendngjarje kur ndodhi shpërthimi.
Si pasojë e fuqisë së shpërthimit, banesa është dëmtuar rëndë dhe tashmë konsiderohet e pabanueshme. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës dhe autoritetet përkatëse, të cilat po hetojnë shkaqet e incidentit.






