26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

PD diskuton përshkallëzimin e aksionit opozitar, në tryezë edhe ideja e grevës së urisë

Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, të zhvilluar këtë të hënë, janë diskutuar zhvillimet e pritshme në seancën plenare të së enjtes, puna e komisioneve parlamentare si dhe rendi i ditës në Kuvend.

Një vëmendje e veçantë i është kushtuar aksionit politik të opozitës, si brenda Parlamentit ashtu edhe paralelisht me protestat që zhvillohen jashtë tij. Burime nga mbledhja bëjnë me dije se gjatë diskutimeve është ngritur edhe mundësia e një përshkallëzimi dhe radikalizimi të qëndrimeve opozitare në sallën e Kuvendit.

Deputetët Belind Këlliçi, Klevis Balliu, Saimir Korreshi dhe Bledion Nallbani kanë hedhur për diskutim skenarë të ndryshëm të aksionit opozitar, duke mos përjashtuar edhe variantin ekstrem të një greve urie si formë presioni politik.

Megjithatë, sipas burimeve, ideja e grevës së urisë ka mbetur në nivel diskutimi dhe deri në këto momente nuk është marrë asnjë vendim konkret apo zyrtar nga Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike. Opozita pritet të përcaktojë hapat e radhës në ditët në vijim, në varësi të zhvillimeve politike dhe parlamentare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...