9.5 C
Tiranë
Friday, February 6, 2026
spot_img

“Buxheti 2026 nën tension politik”, Veliaj kundërshton ndërhyrjen e Manastirliut para votimit në Këshillin Bashkiak

Vetëm pak orë përpara se Këshilli Bashkiak i Tiranës të shqyrtojë dhe votojë buxhetin e vitit 2026, procesi është shoqëruar me tensione të forta politike dhe akuza për ndërhyrje në autonominë e pushtetit vendor.

Të mërkurën në mbrëmje, në orën 18:00, e deleguara politike e kryeministrit Edi Rama për Tiranën, Ogerta Manastirliu, ka thirrur këshilltarët bashkiakë të majtë në selinë e Partisë Socialiste për të diskutuar pikërisht buxhetin e kryeqytetit. Ky veprim ka ngjallur reagime të forta, pasi Manastirliu nuk mban asnjë funksion drejtues në Bashkinë e Tiranës dhe nuk është zgjedhur nga qytetarët si kryebashkiake.

Ndërkohë, kryebashkiaku i zgjedhur Erion Veliaj i ka drejtuar një letër zyrtare Këshillit Bashkiak, ku kërkon që, përpara miratimit, të merret mendimi i tij institucional mbi projektbuxhetin për vitin 2026. Veliaj thekson se, sipas ligjit, propozimi dhe orientimi politik i buxhetit është atribut ekskluziv i Kryetarit të Bashkisë dhe se çdo miratim pa konsultim përbën shkelje të standardeve të qeverisjes vendore.

“Miratimi i buxhetit për vitin 2026 pa konsultim me Kryetarin e zgjedhur do të përbënte një devijim nga standardet e qeverisjes vendore dhe një pengim të realizimit të mandatit tim demokratik,” thuhet në letrën e Veliajt, ku ai paralajmëron për një “paralizë institucionale” në Bashkinë e Tiranës, të reflektuar edhe në nivelin e ulët të zbatimit të buxhetit 2025.

Situata lidhet ngushtë me zhvillimet politike të muajve të fundit, pasi Ogerta Manastirliu u shpall kandidate e PS-së për Bashkinë e Tiranës pas vendimit të Këshillit Bashkiak për të propozuar shkarkimin e Veliajt. Edhe pse procesi i zgjedhjeve të parakohshme u rrëzua nga Gjykata Kushtetuese, e cila riktheu Veliajn në detyrë, Manastirliu ka vijuar të sillet si kryetare “de facto” e bashkisë.

Në javët e fundit, ajo ka drejtuar dëgjesa publike për buxhetin në zona të ndryshme të kryeqytetit, si Lapraka dhe Kashari, duke u prezantuar si figura politike udhëheqëse e procesit, një praktikë që, sipas ekspertëve të pushtetit vendor, përbën shkelje të Kushtetutës, ligjeve për vetëqeverisjen vendore dhe Kartës Europiane të Vetëqeverisjes Vendore.

Teksa Këshilli Bashkiak pritet të votojë buxhetin e vitit 2026 këtë të enjte në orën 12:00, përfshirja e drejtpërdrejtë e një kandidateje të pavotuar në këtë proces po shihet gjithnjë e më shumë si një precedent i rrezikshëm, që rrezikon të cenojë autonominë vendore dhe vullnetin e qytetarëve të Tiranës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Dashi Një ditë që kërkon qetësi dhe vetëkontroll. Mos u nxitoni në vendime të rëndësishme. Demi Stabilitet dhe siguri. Përqendrimi në detaje sjell rezultate pozitive. Binjakët Komunikimi është çelësi...

Parashikimi I motit, e Premte, 6 Shkurt 2026

0
Më 6 shkurt 2026, moti në Shqipëri do të mbetet dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në të gjithë territorin,...

Princ Leka dhe Blerta Celibashi drejt martesës: ceremonia pritet së shpejti

0
Pas një periudhe të gjatë lidhjeje dhe stabiliteti publik, Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë...

Ish-Presidenti Alfred Moisiu në Reanimacion pas problemeve me frymëmarrjen

0
Tiranë – Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e djeshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) pas komplikacioneve shëndetësore...

Tragjedi në Itali: Katër anëtarë të familjes shqiptare humbin jetën nga rrjedhja e gazit...

0
Lucca, Itali – Janë zbardhur detaje të reja për tragjedinë që goditi një familje shqiptare në qytetin italian të Luccas, ku katër anëtarë humbën...