26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK lëshon urdhër-arreste për zyrtarë të AKSHI-t dhe biznesmenë, nën hetim 12 tendera milionash

TIRANË – Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar urdhër-arreste për drejtoreshën e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Mirilinda Kërçanaj, si dhe për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj.

Sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme (GJKKO), për drejtoreshën e AKSHI-t, Mirilinda Kërçanaj, është caktuar masa e sigurisë “arrest shtëpie”, ndërsa për Ergys Agasin dhe biznesmenin Ermal Beqiraj është vendosur masa “arrest me burg”.

Hetime për 12 procedura tenderuese

Kërçanaj është nën hetim në kuadër të një dosjeje që përfshin 12 procedura tenderuese me vlera të konsiderueshme financiare, të lidhura kryesisht me mirëmbajtjen e serverëve të institucioneve shtetërore të rëndësishme. Ajo u paraqit më 3 dhjetor në SPAK, ku u mor në pyetje për dyshime mbi abuzime me tenderat e zhvilluar nga institucioni që ajo drejton.

Sipas burimeve hetimore, dyshohet se kriteret e këtyre tenderave janë paracaktuar nga vetë kompanitë garuese, duke u krijuar atyre avantazh për të fituar kontrata me vlerë miliona euro.

Në fokus biznesmeni Ermal Beqiraj

Biznesmeni Ermal Beqiraj, pronar i kompanisë “Soft & Solution”, është marrë më herët në pyetje nga SPAK. Hetimet ndaj tij lidhen me dyshimet për përfitim të paligjshëm nga procedurat e prokurimit të zhvilluara nga AKSHI.

Gjatë ditëve të fundit, SPAK ka thirrur dhe marrë në pyetje rreth 25 zyrtarë të AKSHI-t, kryesisht anëtarë të Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe Komisionit të Shqyrtimit të Ankesave.

AKSHI në qendër të akuzave

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka qenë prej kohësh në qendër të akuzave për tendera korruptivë. Më herët, një ish-zyrtar i AKSHI-t, Daniel Shima, u zhduk për disa orë në rrethana të paqarta, menjëherë pasi kishte dhënë dëshminë e tij në SPAK lidhur me këto procedura. Familja e tij kishte bërë denoncim në polici për zhdukjen.

Partia Demokratike ka denoncuar gjithashtu një procedurë prokurimi të AKSHI-t për “Përmirësimin e Sistemit të Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile”, me fond limit 3.8 milionë euro, e cila fillimisht u anulua me arsyetimin se nuk kishte oferta të përshtatshme. Sipas PD-së, në tetor 2024 fituese u shpall kompania “Soft & Solution” shpk, në pronësi të Ermal Beqirajt, me ofertë 3.1 milionë euro, ndërsa dy kompani të tjera u skualifikuan.

Hetimet vijojnë, ndërsa SPAK pritet të zbardhë plotësisht skemën e dyshuar të abuzimit me fondet publike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...