26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

“SPAK kërkon arrestimin e Ballukut” – “Vendim urgjent pas Kushtetueses”, Karamuço: “U veprua për të mos dëmtuar provat”

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka kërkuar zyrtarisht heqjen e imunitetit dhe arrestimin e zv/kryeministres Belinda Balluku, duke përshkallëzuar ndjeshëm hetimet ndaj saj.

Kërkesa, e firmosur nga kreu i SPAK-ut Altin Dumani, i është dërguar Kuvendit dhe parashikon zëvendësimin e masës aktuale të sigurisë – ndalim daljeje jashtë vendit dhe pezullim nga detyra – me masën më të rëndë, atë të arrestimit. Ky zhvillim vjen vetëm pak kohë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila e riktheu Ballukun në detyrë, duke e bërë sipas analistëve të pavlefshme strategjinë politike të mazhorancës për ta mbajtur atë në funksion.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ftuar në një emision televiziv, e cilësoi kërkesën e SPAK-ut si një veprim urgjent, të diktuar nga rreziku i ndërhyrjes në prova dhe nga vijimi i hetimeve.

“Ka pasur një urgjencë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. SPAK-u e gjykoi që fillimisht ta largonte nga zyra për të mos dëmtuar prova, por tani, me rikthimin në detyrë, është gjetur alternativa tjetër. Hetimi vijon dhe kanë dalë episode të reja. Nuk e prisnim të ndodhte kaq shpejt”, u shpreh Karamuço.

Sipas tij, në institucionin që drejton Balluku ka ende persona që mund të thirren për t’u marrë në pyetje, çka rrit rrezikun e ndikimit në procesin hetimor.

Tashmë, vendimi i radhës pritet nga Kuvendi, ku Këshilli i Mandateve do të shqyrtojë kërkesën e SPAK-ut për heqjen e imunitetit. Vendimmarrja do të përcaktojë nëse Balluku do t’i dorëzohet drejtësisë për arrestim apo do të vijojë të qëndrojë në detyrë, mes presionit të fortë politik dhe institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...