20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Bella Ciao” dhe “arresti në fije të perit” – Berisha ironizon Ballën dhe Ballukun pas lëvizjes së SPAK

Me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Sali Berisha ka ironizuar kreun e grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, si dhe zëvendëskryeministren Belinda Balluku, e cila është nën akuzë nga SPAK.

Në video shfaqet Taulant Balla në një festë duke kënduar këngën “Bella Ciao”, ndërsa Berisha e ka lidhur pamjen me zhvillimet e fundit politike dhe hetimet ndaj Ballukut, duke e shoqëruar ironinë me situatën e saj ligjore, në një kohë kur arresti i zëvendëskryeministres shihet si “në fije të perit”.

Reagimi i Berishës vjen në të njëjtën ditë kur Prokuroria e Posaçme (SPAK) i ka drejtuar Kuvendit një shkresë zyrtare, ku kërkon heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut.

Ndërkohë, Këshilli i Mandateve pritet të mblidhet të premten për të shqyrtuar kërkesën e SPAK, duke vendosur nëse Balluku do t’i hapë rrugë drejtësisë apo do të vijojë të mbetet pjesë e mazhorancës dhe në krye të funksioneve qeveritare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...