16.5 C
Tiranë
Monday, March 30, 2026
spot_img

KQZ vendos: Votuesit mbi 80 vjeç votojnë nga shtëpia pa certifikatë mjekësore

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka marrë vendim që qytetarët me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç, të cilët aplikojnë për t’u regjistruar si votues me nevoja të veçanta për të votuar përmes ekipeve të lëvizshme në ditën e zgjedhjeve, të mos kenë nevojë të paraqesin certifikatë apo diagnozë mjekësore.

Vendimi u mor pas diskutimeve në mbledhjen e KQZ-së, ku fillimisht ishte propozuar që ky lehtësim të aplikohej për personat mbi moshën 75 vjeç, por në përfundim u vendos që kufiri të jetë 80 vjeç.

Sipas të dhënave nga lista votuese e certifikuar nga KQZ, numri i qytetarëve me të drejtë vote mbi moshën 80 vjeç arrin në 48,977 votues. Ndërkohë, sipas zyrtarëve të KQZ-së, mbi 100 mijë votues i përkasin grupmoshës mbi 75 vjeç.

Arianit Elshani nga Këshilli për Operacione Zgjedhore tha se përmes këtij vendimi synohet lehtësimi i procedurave për personat e moshuar, duke shmangur nevojën për bashkëngjitjen e dokumentacionit mjekësor në aplikim. Nga ana tjetër, drejtori i Zyrës për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, Besnik Buzhala, paralajmëroi se një numër i madh aplikimesh për votim nga shtëpia mund të ndikojë në menaxhimin e fletëvotimeve në dispozicion.

Anëtari i KQZ-së nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Krasniqi, u shpreh se ndryshimi nuk paraqet problem nëse respektohen detyrimet institucionale, ndërsa Sami Hamiti nga Lidhja Demokratike e Kosovës theksoi se zgjidhja më e përshtatshme është vendosja e kufirit mbi moshën 80 vjeç.

Në të njëjtën mbledhje, KQZ akreditoi grupin e parë prej 283 vëzhguesish për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025. Sipas Besnik Buzhalës, gjithsej 17 organizata kanë aplikuar dhe plotësojnë kriteret ligjore për vëzhgim, përfshirë tri organizata joqeveritare, tri ambasada dhe 11 media.

Sa i përket Institutit të Kosovës për Drejtësi, Arianit Elshani bëri të ditur se kërkesa për akreditim si vëzhgues është ende në shqyrtim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“S’ka sens të jem”/ Loredana flet për Jozin: Nuk shkoj në ditëlindjet e ish-ave

0
E ftuar në “Big Brother VIP Fan Club”, përballë moderatores Kiara Tito, Loredana ka ndarë detaje të reja nga jeta e saj pas përfundimit...

“Aeroporti i Vlorës në ngërç”/ Përplasje aksionerësh, proceset gjyqësore mbajnë pezull një investim strategjik

0
Projekti i Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës është përfshirë prej muajsh në një konflikt të fortë ligjor mes aksionerëve kryesorë, duke krijuar pasiguri mbi të...

Zgjedhjet në Partinë Demokratike Elbasan/ Alis Narazani shpallet fitues me 477 vota

0
Ka përfunduar procesi zgjedhor për kreun e degës së Partia Demokratike në Elbasan, ku fitues është shpallur Alis Narazani me 477 vota. Narazani, një figurë...

“Lëkundje në qendër të vendit”/ Tërmeti 3.8 ballë trondit zonën mes Lushnjës dhe Elbasanit,...

0
Një tërmet me magnitudë 3.8 të shkallës Rihter është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shqipëri, duke shkaktuar lëkundje të ndjeshme në zonën qendrore të...

“Pata një lidhje jashtëmartesore, po më kërcënojnë” – Endri Meksi me akuza të forta...

0
Pronari i MCN TV, Endri Meksi, ka bërë një dalje publike me deklarata të forta, ku përveç pranimit të një marrëdhënieje jashtëmartesore, ka denoncuar...