26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Përplasje fizike në “Përputhen”, degradojnë në sherr dy konkurrentët në studio

Një situatë e tensionuar dhe e pakëndshme është regjistruar në episodin e sotëm të programit të dashurisë “Përputhen”, ku dy nga konkurrentët, Ibrahimi dhe Josipi, janë përfshirë në një konflikt të ashpër që ka degraduar deri në dhunë fizike.

Ngjarja nisi pas një komenti provokues nga njëri prej djemve, i cili i është drejtuar tjetrit me shprehjen “të dogji”. Komenti nuk u prit mirë dhe shkaktoi reagim të menjëhershëm, duke bërë që njëri nga konkurrentët të ngrihej nga vendi, çka solli përplasjen direkte mes tyre në studio.

Situata doli jashtë kontrollit për disa momente, ndërsa produksioni dhe pjesëtarë të tjerë të stafit u detyruan të ndërhyjnë për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.

Gjatë debatit, një nga konkurrentet vajza dëgjohet duke akuzuar njërin prej djemve se ishte nën efektin e alkoolit. “Është tap, nuk aktron, ka pirë alkool”, është shprehur ajo, duke shtuar edhe më shumë tensionin në studio.

Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta edhe në rrjetet sociale, ku publiku ka ndarë mendime të ndara mbi sjelljen e konkurrentëve dhe menaxhimin e situatës nga ana e produksionit. Ende nuk dihet nëse do të ketë masa disiplinore ndaj personave të përfshirë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...