26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

BE-ja shpenzon 27 miliardë euro për armë për Ukrainën në vitin 2025, mbështetje rekord për Kievin

Bashkimi Evropian ka shpenzuar një shumë rekord prej 27 miliardë eurosh për furnizime ushtarake për Ukrainën gjatë vitit 2025, që nga fillimi i operacionit special ushtarak rus. Lajmi u bë i ditur nga shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së, raporton “Politico”.

“Prioritetet tona janë në dy drejtime: rritja e presionit ndaj Moskës dhe forcimi i mbështetjes për Kievin”, deklaroi Kallas, duke theksuar se ky vit shënon nivelin më të lartë të ndihmës ushtarake që Evropa i ka ofruar ndonjëherë Ukrainës.

Sipas saj, përveç mbështetjes financiare prej 27 miliardë eurosh, Bashkimi Evropian ka përmbushur edhe angazhimin për t’i dorëzuar Ukrainës 2 milionë predha artilerie. “Ne duhet të bëjmë më shumë për të forcuar mbrojtjen dhe pozicionet negociuese të Ukrainës, pasi Rusia vazhdon të refuzojë një zgjidhje paqësore”, u shpreh Kallas.

Në takim, ministrat e Jashtëm të BE-së kanë nënvizuar rëndësinë e garantimit të sigurisë së Ukrainës në rast të një marrëveshjeje paqeje, veçanërisht në kushtet kur Kievit i është kërkuar të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO.

Kallas theksoi se BE-ja do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën edhe në të ardhmen, përmes trajnimeve ushtarake, forcimit të industrisë së mbrojtjes dhe rritjes së kapaciteteve mbrojtëse. Megjithatë, ajo shtoi se vendimet për lëshime në procesin e paqes i takojnë vetë Ukrainës.

“Ukraina duhet të vendosë vetë se çfarë kompromisesh do të bëjë për paqen”, deklaroi Kallas, duke komentuar edhe deklaratat e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky lidhur me mundësinë e heqjes dorë nga ambiciet për anëtarësim në NATO.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...