25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Misteri Jashari te Milani vazhdon: pritshmëri të larta, ndikim ende i vakët në fushë

Ardon Jashari vijon të mbetet një enigmë në shtëpinë e Milanit, edhe pas rikthimit të tij në fushë. Mesfushori shqiptaro-zviceran nuk ka arritur të bindë as në paraqitjen e radhës si titullar, duke lënë ende shumë pikëpyetje mbi rolin dhe ndikimin real që mund të ketë në skuadrën kuqezi.

Në ndeshjen e zhvilluar dje në Riad, gjysmëfinale e Superkupës së Italisë ndaj Napolit, Jashari u hodh sërish nga minuta e parë nga Massimiliano Allegri. Trajneri i Milanit kishte zgjedhur të linte pushim Luka Modric, duke i besuar vendin në formacion një prej blerjeve më të shtrenjta të merkatos së verës, të dytin për nga kostoja pas Nkunku. Një zgjedhje që, megjithatë, nuk prodhoi efektin e dëshiruar.

Edhe pse Jashari nuk ishte ndër lojtarët më të dobët në fushë, ai humbi dukshëm duelin në distancë me Stanislav Lobotka, i cili dominoi mesfushën dhe i dha ritëm e kontroll lojës së Napolit. Aktivizimi i Modric erdhi vetëm në minutën e 75-të, në një moment kur fati i takimit ishte tashmë i vulosur dhe Milani kishte humbur kontrollin e ndeshjes.

Transferimi i Jasharit nga Club Brugge u finalizua pas një negociate të gjatë gjatë verës, për një shifër të konsiderueshme prej 34 milionë eurosh plus 3 milionë bonuse, në ditët e para të gushtit. Investimi i klubit ishte i qartë dhe pritshmëritë ishin të larta, por deri tani mesfushori nuk ka arritur të lërë gjurmë.

Edhe pse është rikthyer në dispozicion që në muajin nëntor, aventura e tij në Milano ka kaluar pothuajse pa u vënë re. Performancat e vakëta dhe mungesa e ndikimit në momentet kyçe kanë shtuar dyshimet, ndërsa koha dhe vazhdimësia mbeten faktorët kryesorë që mund të përcaktojnë nëse Ardon Jashari do të shndërrohet në një pikë force për Milanin apo do të mbetet një nga enigmat më të mëdha të këtij sezoni.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...