29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Tragjedi në Lezhë: Humbet jetën një 42-vjeçar, nëna e tij dyshohet se kreu vetëvrasje pas lajmit të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin e Lezhës mbrëmjen e së premtes. Shtetasi Aleksandër Marku, 42 vjeç, banues në fshatin Lalm, u gjet i pajetë në dyqanin e tij me vegla pune rreth orës 19:30. Policia njofton se nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune, dhe paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.

Ndërkohë, nëna e tij, Prene Marku, 72 vjeçe, pas marrjes së lajmit për humbjen e djalit të saj dhe në gjendje të rënduar psikologjike, dyshohet se ka varur veten në banesën e tyre në fshatin Lalm i Ri, Lezhë. Trupi i saj u gjet i pajetë nga familjarët.

Të dy trupat janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë për kryerjen e ekspertizës dhe përcaktimin e saktë të shkaqeve të vdekjes. Ngjarja ka tronditur rëndë familjarët dhe komunitetin lokal, duke nxjerrë në pah pasojat dramatike që mund të ketë humbja e një të afërmi në familje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...