20.4 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Angelo Haruni zyrtarisht banori i parë i “Big Brother VIP Albania 5”

Autori dhe moderatori i emisionit ekonomik “Top Talk”, Angelo Haruni, është konfirmuar si banori i parë që do të hyjë në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania 5”, i cili nis sonte në Top Channel në orën 21:15.

Haruni, i cili njoftoi pjesëmarrjen e tij përmes një postimi publik, shprehu gatishmërinë për të treguar veten pa filtra dhe pa formalitete. “Sot po e mbyll këtë kapitull me shumë mirënjohje, sepse nesër hapet një tjetër. Nga nesër, zyrtarisht, do të jem konkurrent në Big Brother VIP Albania 5. Sipas rregullave, menjëherë pas këtij momenti do të hyj në izolim total. Pa telefon, pa kontakt, ashtu siç tashmë ndodhen edhe konkurrentët e tjerë,” tha ai.

Moderatori theksoi se pjesëmarrja në “BBV” nuk është për të interpretuar një rol, por për të treguar versionin e tij të vërtetë: “Në Big Brother nuk shkon një rol, një plan, shkon njeriu. Dhe ajo që do të shihni nuk është versioni i moderuar, por versioni i vërtetë: me gabime, emocione, forcë dhe dobësi.”

Haruni shprehu shpresën që mbështetja e publikut do ta shoqërojë gjatë këtij udhëtimi, me synimin për të shkuar deri në fund të garës: “Faleminderit për gjithçka. Tani… shihemi brenda shtëpisë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...