26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

“Pengim i drejtësisë dhe mbrojtje e korrupsionit” – Opozita akuzon mazhorancën në Këshillin e Mandateve

Pesë anëtarët e opozitës në Këshillin e Mandateve kanë denoncuar ashpër sjelljen e mazhorancës gjatë mbledhjes së së premtes, duke e cilësuar atë si një tentativë për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e zv/kryeministres Belinda Balluku.

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, deklaroi në një konferencë për shtyp se opozita kërkon mbledhjen urgjente të Këshillit të Mandateve, për të shmangur rrezikun e prishjes së provave. Ai akuzoi kryetarin e Kuvendit se, sipas tij, me urdhër politik nga kryeministri Edi Rama, ka shtyrë mbledhjen pa caktuar afat, duke penguar shqyrtimin e kërkesës së SPAK për autorizimin e arrestimit të Ballukut.

“Ky është një akt politik i urdhëruar nga Rama për të penguar drejtësinë dhe për të mbrojtur korrupsionin e zv/kryeministres,” tha Bardhi, duke shtuar se opozita ka kërkuar dhe do të vazhdojë të kërkojë mbledhjen e Këshillit për miratimin e kërkesës së SPAK.

Opozita paralajmëron se qëndrimi i mazhorancës rrezikon hetimet duke lejuar prishjen e provave dhe intimidimin e dëshmitarëve, ndërsa situata mbetet e tensionuar në Kuvend për këtë çështje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...