26.9 C
Tiranë
Tuesday, July 14, 2026

Konflikt në zonën e Plazhit në Durrës, plagoset me thikë një taksist

Një konflikt i çastit i regjistruar pasditen e sotme në zonën e Plazhit në Durrës ka përfunduar me plagosjen e një taksisti.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:35, në lagjen nr. 13, në sektorin e njohur si “Hekurudha”, ku gjatë një përplasjeje për motive ende të paqarta, një 45-vjeçar dyshohet se është goditur me armë të ftohtë nga persona ende të paidentifikuar.

I plagosuri, Florant Sinanaj, banues në Tiranë, është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Burime spitalore bëjnë me dije se ai ka pësuar dy plagë shpuese në gjoks dhe në bark dhe i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale. Fatmirësisht, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të konfliktit. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve të dyshuar, ndërsa po merren dëshmi dhe po analizohen pamjet e mundshme të kamerave të sigurisë në zonë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një vendim i guximshëm mund të hapë rrugën për zhvillime pozitive. Në...

Parashikimi I motit, e Hënë, 13 Korrik 2026

0
Për 13 korrikun 2026, moti në Shqipëri parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët dhe shumë i nxehtë. Vendi do të vijojë të ndikohet nga...

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...