26.9 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Zelensky hap rrugën për kompromis me Rusinë: Plani i paqes me 20 pika

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka sinjalizuar një gatishmëri të re për kompromis në negociatat e paqes me Rusinë, duke hapur rrugën për lëshime territoriale të kufizuara dhe duke ia kaluar përgjegjësinë Moskës për hapin e radhës. Kështu vlerëson CNN në një analizë të saj, duke theksuar se ky është një nga momentet më delikate të përpjekjeve për t’i dhënë fund luftës.

Gjatë një takimi të pazakontë, të hapur dhe të gjatë me gazetarët, Zelensky foli për një plan me 20 pika, të cilin e përshkroi si “një dokument themelor për përfundimin e luftës, një dokument politik mes nesh, Shteteve të Bashkuara, Europës dhe rusëve”. Ai tha se pret një përgjigje nga Moska, pasi pala amerikane të ketë përcjellë qëndrimin ukrainas në Kremlin.

Drafti aktual përfaqëson një version të shkurtuar të planit fillestar me 28 pika, i cili ishte diskutuar më herët nga SHBA-të me palën ruse, në përpjekje për të thyer ngërçin diplomatik.

Donetsku dhe zonat e çmilitarizuara
Një nga elementët më të ndjeshëm të propozimit lidhet me lindjen e Ukrainës. Zelensky foli për një kompromis të mundshëm që parashikon tërheqjen e trupave nga disa zona të rajonit të Donetskut, të cilat aktualisht nuk janë nën kontroll rus. Këto përfshijnë të ashtuquajturën “zonë fortesash”, me qytete strategjike si Kramatorsk dhe Slovjansk, që shihen si pengesë kryesore për një avancim të mëtejshëm rus.

Presidenti rus Vladimir Putin ka këmbëngulur se Ukraina duhet të dorëzojë praktikisht të gjithë Donetskun që një marrëveshje paqeje të jetë e zbatueshme. Nga ana e tij, Zelensky theksoi se çdo tërheqje ukrainase duhet të shoqërohet me tërheqje simetrike të forcave ruse, duke krijuar zona të çmilitarizuara përgjatë vijave aktuale të frontit.
“Nëse krijojmë një zonë të lirë ekonomike, që në thelb do të ishte një zonë e çmilitarizuar, ku forcat e rënda largohen dhe distanca mund të jetë 5, 10 apo 40 kilometra, atëherë edhe trupat ruse duhet të tërhiqen në të njëjtën mënyrë”, deklaroi Zelensky.

Pikat kryesore të planit të paqes
Sipas presidentit ukrainas, plani me 20 pika përfshin disa shtylla kryesore:
– Konfirmimin e sovranitetit të Ukrainës dhe një marrëveshje mosagresioni mes Kievit dhe Moskës;
– Garanci sigurie nga SHBA, NATO dhe vendet europiane, që sipas Zelenskyt do të pasqyronin frymën e Nenit 5 të NATO-s, përfshirë reagim ushtarak dhe rikthim të sanksioneve në rast të një agresioni të ri rus;
– Një paketë të gjerë për rimëkëmbjen ekonomike pas luftës, përmes një Fondi të Zhvillimit të Ukrainës, investimeve në teknologji, inteligjencë artificiale dhe sektorin e gazit natyror, ndërsa humbjet ekonomike vlerësohen në rreth 800 miliardë dollarë;
– Një kompromis për centralin bërthamor të Zaporizhias, i cili do të menaxhohej nga një ndërmarrje e përbashkët SHBA–Ukrainë, me ndarje të prodhimit të energjisë;
– Tërheqjen e trupave ruse nga rajonet Dnipropetrovsk, Mykolaiv, Sumy dhe Kharkiv;
– Një marrëveshje ligjërisht detyruese, e monitoruar nga një Këshill Paqeje nën drejtimin e presidentit amerikan Donald Trump;
– Një armëpushim të plotë që do të hynte në fuqi pas miratimit të marrëveshjes nga të gjitha palët.

Referendumi dhe zgjedhjet
Çështja e kontrollit territorial mbetet pika më e ndërlikuar e procesit. Zelensky hodhi idenë e një referendumi kombëtar për të formalizuar përfundimin e luftës, duke theksuar se një proces i tillë kërkon të paktën 60 ditë dhe një armëpushim real. Ai paralajmëroi se një votim në zonat nën kontroll rus nuk mund të ishte i lirë dhe i ndershëm.

Ky plan i paqes shënon një hap të rëndësishëm diplomatik dhe vendos presion mbi Moskën për të marrë vendimin e radhës, duke tentuar të harmonizojë kërkesat për sovranitet, siguri dhe rimëkëmbje ekonomike me nevojën për të arritur një armëpushim të qëndrueshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...