25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Ipeshkvi Dodë Gjergji: Krishtlindja thirrje për paqe dhe stabilitet në Kosovë

Prishtinë – Në mesha solemne të Krishtlindjes në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë, Dodë Gjergji, përçoi mesazhin e paqes, përgjegjësisë qytetare dhe harmonisë shoqërore, duke lidhur rëndësinë e festës me nevojën për stabilitet politik dhe avancim drejt Bashkimit Evropian.

Gjatë homelisë, ai theksoi se bota përballet sot me urrejtje, padrejtësi dhe pasiguri, duke theksuar se “shkatërrimi i shpresave të brezave të rinj bën të domosdoshme një reflektim të përgjegjshëm për të restauruar gjendjen e shoqërisë sonë”. Gjergji ftoi qytetarët të kontribuojnë në stabilitetin e vendit dhe ruajtjen e vlerave bazike të komunitetit.

Mesha e Krishtlindjes, e kremtuar në ditën e sotme, përkujton lindjen e Krishtit dhe rëndësinë e saj shpirtërore, duke u shoqëruar me traditat e pemës së Krishtlindjes, shkëmbimit të dhuratave dhe bashkimit familjar.

Ceremonitë vazhdojnë gjatë ditës: nga ora 11:00 në Katedralen “Shën Nënë Tereza” dhe nga ora 18:00 në Kishën e “Shën Ndout” në Ulpianë, Prishtinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...