18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Tubacioni kryesor 1000 mm në Vlorë pëson avari të rëndë, furnizimi me ujë i ndërprerë provizorisht

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, Flauers Shoshi, së bashku me kreun e Ujësjellësit të Vlorës, Ermal Murati, inspektuan sot nga afër dëmtimin e rëndë në tubacionin kryesor me diametër 1000 mm.

Gjatë pasdites, ekipet realizuan një zgjidhje provizore për furnizimin me ujë të qytetit, e cila nuk është përfundimtare. Për shkak të defektit serioz, ndërhyrja do të vijojë nesër në mëngjes, me qëllim riparimin e plotë të tubacionit dhe rikthimin e furnizimit normal.

“Avaria është vërtet serioze. Për çështje sigurie u detyruam të ndërpresim furnizimin me ujë, pasi presioni ishte shumë i lartë. Nesër do të kemi një ndërhyrje më të plotë për të zgjidhur një herë e mirë problemin që ndodh shpesh në tubacionin 1000 mm,” tha Murati.

Shoshi shtoi se ekipet po punojnë me intensitet maksimal për rikthimin e shërbimit normal dhe theksoi vështirësinë teknike të ndërhyrjes. Një grup i gjerë specialistësh nga ANUK dhe Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë është angazhuar për zgjidhjen e situatës.

Autoritetet kërkuan mirëkuptimin e qytetarëve dhe u angazhuan për rikthimin sa më të shpejtë të furnizimit me ujë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...