26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Berisha: “Shpallja non grata ishte një rrufe në qiell të hapur”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka folur sot në një intervistë televizive për politikën, sfidat e fundit dhe shpalljen e tij non grata nga SHBA-të, të cilën e përshkroi si “një rrufe në qiell të hapur”.

Berisha theksoi se gjatë kohës së tij në drejtim të PD-së ka ardhur me një program që, sipas tij, ka ndryshuar Shqipërinë dhe ka vazhduar me reformat e nisura. “Ata që erdhën me rebelim i përzura me votën e lirë. Erdha me një program që ndryshova Shqipërinë. U ndjeva i përkushtuar. Do vazhdoja reformën,” u shpreh ai.

Ai shtoi se demokratët kanë arritur të mbajnë kauzën e tyre dhe shprehu besimin se do të rikthehen në pushtet. Berisha foli edhe për momentet pas shpalljes non grata: “Ishte një rrufe në qiell të hapur. Vendimi ishte për korrupsion dhe minim të demokracisë. Ishte një fyerje e rëndë për dinjitetin tim. Por ia dolëm dhe do ia dalim. Është kauzë e drejtë.”

Berisha kujtoi gjithashtu përvojat e tij personale dhe reflektimet mbi kohën e gjatë në pushtet, duke shtuar se morali dhe empatia janë të domosdoshme për sukses në politikë: “Jashtë moralit dhe empatisë e kam të vështirë të mendoj. Mund të kesh sukses, por do jesh problem i madh.”

Intervista u fokusua edhe tek sfidat e brendshme në PD, roli i burokratëve ndërkombëtarë dhe përpjekjet për të mbrojtur integritetin e partisë dhe të opozitës shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...