26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

“Kuvendi u kthye në bunker të Ballukut” – Demokratët denoncojnë mosmbajtjen e mbledhjes për heqjen e imunitetit të deputetes

Për të dytën herë, anëtarët e Partisë Socialiste nuk iu përgjigjën thirrjes së 5 deputetëve demokratë për mbledhjen e Këshillit të Mandateve, e cila kishte për qëllim shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të deputetes Belinda Balluku. Gazment Bardhi, Gent Strazimiri, Oerd Bylykbashi, Elda Hoti dhe Saimir Korreshi kanë shkuar dje në Kuvend, por dera e sallës ishte e mbyllur.

Deputetët demokratë tentuan të zhvillonin një bashkëbisedim me gazetarët në zyrën e PD-së, por Garda e Republikës nuk lejonte hyrjen në ambientet e Kuvendit, pasi dje ishte ditë pushimi.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, denoncoi se kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, ka kthyer institucionin në “bunker të Belinda Ballukut”. Bardhi akuzoi Peleshin se po zvarrit shqyrtimin e kërkesës së SPAK dhe po i jep kohë deputetes për të penguar hetimin dhe për të intimiduar dëshmitarë.

“Me një akt të turpshëm, Peleshi jo vetëm ka mbyllur çdo sallë në Kryesi, por ka penguar deputetët që edhe në sallën e grupit të tyre të komunikonin me mediat. Nuk ka ndodhur kurrë që kjo godinë të shndërrohet në bunkerin e Ballukut,” tha Bardhi.

Sipas opozitës, kjo mosveprim i mazhorancës ndodh ndërkohë që kanë kaluar 10 ditë nga kërkesa e SPAK për heqjen e imunitetit të Ballukut, e akuzuar për shkelje në 11 procedura prokurimi me një vlerë prej 1.1 miliardë euro. Deputetët demokratë paralajmërojnë se vonesat mund të shfrytëzohen për të prishur prova dhe për të penguar drejtësinë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...