34 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Dy aksidente në Rrugën e Kombit, ambulanca përmbyset dhe disa mjete përplasen zinxhir

Dy aksidente rrugore janë regjistruar në Rrugën e Kombit, si pasojë e kushteve të vështira atmosferike dhe pranisë së akullit në segmentet e rrugës.

Sipas informacioneve paraprake, një ambulancë është përmbysur gjatë lëvizjes, ndërsa dyshohet se drejtuesi ka humbur kontrollin e mjetit për shkak të akullit që ka mbuluar asfaltin.

Po në të njëjtën zonë ka ndodhur edhe një aksident zinxhir, ku disa automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, gjithashtu si pasojë e rrugës së rrëshqitshme.

Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohet për viktima, ndërsa autoritetet ndodhen në vendngjarje për të menaxhuar situatën dhe për të normalizuar qarkullimin. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes maksimal dhe të përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Alarm për mobilizim të ri në Rusi? Kaliningradi në qendër të vëmendjes, NATO rrit...

0
Njëzet e katër muaj pas mobilizimit të parë, makina ushtarake e Federatës Ruse duket se po kalon nga emergjenca drejt një modeli të vazhdueshëm...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...