26.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Gjendet e pajetë vajza e aktorit Tommy Lee Jones në një hotel në San Francisko

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e Vitit të Ri në Shtetet e Bashkuara. Vajza e aktorit të njohur dhe fitues të çmimit “Oscar”, Tommy Lee Jones, është gjetur e vdekur në një hotel luksoz në San Francisko.

Sipas mediave amerikane, bëhet fjalë për 34-vjeçaren Victoria Jones, e cila u shpall e vdekur në orët e para të mëngjesit të 1 janarit, në katin e 14-të të hotelit “Fairmont”. Një mysafir i hotelit e ka parë fillimisht të shtrirë dhe ka menduar se ajo ishte në gjendje të dehur, përpara se të njoftonte stafin dhe shërbimet e emergjencës.

Ekipet mjekësore mbërritën në vendngjarje rreth orës 02:52, por e reja u gjet pa ndjenja dhe pa shenja jete. Autoritetet kanë bërë të ditur se, deri në këto momente, shkaku i vdekjes mbetet i panjohur.

Burime pranë hetimit sqarojnë se nuk janë konstatuar shenja dhune apo indicie që të çojnë drejt një akti vetëvrasjeje, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes janë ende nën hetim. Policia dhe mjekësia ligjore po kryejnë procedurat përkatëse për të zbardhur shkakun e vdekjes.

Victoria Jones ka pasur eksperienca të hershme në aktrim dhe është shfaqur shpesh në evente të rëndësishme kinematografike përkrah të atit, përfshirë premiera filmash në New York dhe Los Angeles. Autoritetet pritet të japin më shumë detaje pas përfundimit të ekzaminimit mjeko-ligjor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...

Tragjedi pranë shkollës në Elbasan/ 7-vjeçari i shpëton nga duart nënës dhe përplaset për...

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, pranë një shkolle, ku një fëmijë rreth 7 vjeç ka humbur jetën...

Horoskopi ditor, e Hënë, 25 Maj 2026

0
♈ Dashi Ke shumë energji, por duhet ta kontrollosh impulsivitetin. Vepro me mendje të ftohtë. ♉ Demi Kërkon stabilitet dhe qetësi. Mos u përfshi në debate që...