16.5 C
Tiranë
Sunday, May 31, 2026
spot_img

Makina bie në përroin e Klosit gjatë natës, dyshime për persona të zhdukur

Një ngjarje e rëndë është shënuar rreth orës 01:00 të natës në qytetin e Klosit, ku një automjet ka rënë në rrjedhën e një përroi, duke ngritur alarmin për persona të mundshëm të zhdukur.

Ende nuk ka një informacion zyrtar mbi numrin e saktë të personave që ndodheshin në automjet në momentin e aksidentit. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se dyshohet për 2 deri në 3 persona, ndërsa autoritetet po vijojnë verifikimet.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë, shërbimet e emergjencës si dhe banorë të zonës, të cilët janë angazhuar në kërkime intensive në zonën përreth përroit.

Sipas policisë, drejtuesi i automjetit është identifikuar si Jurgen Karaj, i cili dyshohet se ka humbur kontaktet pas rënies së mjetit në ujë. Kërkimet po vijojnë, ndërsa priten detaje të tjera zyrtare lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Më tha se fëmija s’ishte i imi” – rrëfimi në gjykatë i shqiptarit që...

0
Detaje të rënda janë zbardhur në një proces gjyqësor në Greqi, ku po gjykohet Kastriot Cenko, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij,...

‘Kam një surprizë te stallat’ – Ilir Shaqiri ndez dyshimet për 10 mijë eurot...

0
Kërkimi për 10 mijë eurot e fshehura në formatin “Ferma VIP” ka marrë një kthesë të papritur, pasi dyshimet tani janë përqendruar te Ilir...

‘Ar i zi’ që rritet në Shqipëri shitet deri në 3000 dollarë/kg – tartufi...

0
Një produkt natyror i rrallë që rritet në disa zona të Shqipërisë po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e tregut ndërkombëtar, duke u...

17-vjeçari vdes pas plagosjes në Kamzë – ‘Arma u shkrep aksidentalisht brenda banesës’, shokët...

0
Ka përfunduar në tragjedi ngjarja e rëndë e regjistruar më 24 maj në periferi të Tiranës, ku një 17-vjeçar i plagosur me armë zjarri...

Cllevio në GJKKO për çështjen e Laert Haxhiut: ‘Noizy të vijë këtu të përballet’...

0
Reperi Kleviol Ahmeti, i njohur si Cllevio, është paraqitur këtë të enjte në Gjykatën e Posaçme (GJKKO), në kuadër të procesit gjyqësor që lidhet...