29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Iran: Mbi 10 mijë të arrestuar dhe qindra të vrarë në protestat anti-regjim

Më shumë se 10,000 persona janë arrestuar gjatë 15 ditëve të fundit në Iran, në kuadër të demonstratave të dhunshme anti-regjim që kanë përfshirë të gjithë vendin. Shifrat janë bërë publike të dielën nga Skylar Thompson, zëvendësdrejtor i Aktivistëve të të Drejtave të Njeriut në Iran (HRANA).

“Deri tani kemi konfirmuar të paktën 10,675 persona të arrestuar, mes tyre 169 fëmijë,” deklaroi Thompson për CNN, duke theksuar se bilanci mund të rritet për shkak të vështirësive në verifikimin e të dhënave.

Sipas raportit më të fundit të HRANA-s, 490 protestues janë vrarë gjatë së njëjtës periudhë, ndërsa protestat kanë hyrë tashmë në javën e tretë dhe janë shtrirë në të 31 provincat e Iranit.

Situata në vend mbetet e tensionuar, ndërsa autoritetet iraniane kanë ndërprerë aksesin në internet për të katërtën ditë radhazi, në një përpjekje për të kufizuar komunikimin dhe shpërndarjen e informacionit mbi zhvillimet në terren.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...