14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Gjykata lë në burg ish-drejtorin e Burgut të Durrësit për arratisjen e Altin Ndocit, në arrest shtëpie mbetet mjekja

Gjykata e Durrësit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për ish-drejtorin e IEVP Durrës, Indrit Cërloj, i arrestuar tre ditë më parë në lidhje me arratisjen e të paraburgosurit Altin Ndoci. Masa ishte vendosur fillimisht më 16 janar dhe u konfirmua sërish në seancën e sotme.

Cërloj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”, ndërsa në të njëjtën çështje gjykata la në fuqi edhe masën “arrest shtëpie” për mjeken Ylvete Sema, 65 vjeçe.

Ndërkohë, nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve bëhet me dije se drejtori i komanduar i IEVP Durrës, Edmond Llabani, ka pësuar hemorragji cerebrale dhe ndodhet i shtruar në QSUT. Sipas njoftimit zyrtar, pranë tij ndodhet edhe Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve.

Pak ditë më parë, Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, firmosi shkarkimin e Indrit Cërloj nga detyra, një ditë pas arratisjes së Altin Ndocit, i cili u largua gjatë shoqërimit për një kontroll mjekësor në spitalin e Durrësit.

Pas ngjarjes, u pezullua i gjithë zinxhiri komandues i IEVP Durrës. Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se institucioni nuk kishte raportuar pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve as planifikimin dhe as realizimin e vizitës mjekësore, në kundërshtim me aktet nënligjore në fuqi. Gjithashtu, nuk janë respektuar procedurat standarde për shoqërimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve.

Në kuadër të hetimeve, në pranga janë vënë tetë persona:
• Komisar Dezdemon Pazaj – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Komisar Violeta Uka – punonjëse e Policisë së Burgjeve
• Kryeinspektor Dorjan Saraçi – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Inspektor Sali Ferrollari – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Inspektor Fatjon Braçi – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Inspektor Preng Marvataj – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Kryeinspektor Aranit Çela – punonjës i Policisë së Burgjeve
• Kryeinfermier Aulon Quku – punonjës i IEVP Durrës

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të arratisjes dhe përgjegjësive institucionale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Operacioni “Transaksioni” në Fier dhe Lushnjë – 3 të arrestuar, shuma të mëdha parash...

0
Tre shtetas janë arrestuar nga Policia e Fierit, pasi dyshohet se ushtronin aktivitet të paligjshëm të këmbimit valutor në Fier dhe Lushnjë, pa licencën...

21-vjeçari pranon në gjykatë planin për sulm në koncertin e Taylor Swift në Vjenë:...

0
Një 21-vjeçar ka pranuar në gjykatë se kishte planifikuar një sulm të mundshëm gjatë një prej koncerteve të Taylor Swift në Vjenë, të mbajtura...

“Nuk u konfirmua kurrë nga unë” – Barry Keoghan thyen heshtjen për thashethemet e...

0
Aktori irlandez Barry Keoghan ka folur për herë të parë mbi thashethemet që e kanë shoqëruar gjatë lidhjes dhe ndarjes së tij me këngëtaren...

Vlorë/ Alarm në Hidrovor: Konstatohet prani gazi, zona rrethohet me masa sigurie

0
Një situatë shqetësuese është raportuar në zonën e pyllit të Hidrovorit në Akërni, ku është konstatuar prani gazi në nëntokë, duke çuar në vendosjen...

Maliqi sulmon vendimin për Kuçovën: “Duhej shkarkuar dhe përballur me drejtësinë”

0
Deputeti Lefter Maliqi ka reaguar ashpër pas vendimit të Gjykatës së Lartë lidhur me çështjen e mandatit të kryebashkiakut të Kuçovës, Kreshnik Hajdari, duke...