20.5 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

“Nuk e di çfarë bën dhe si është Flori” – Fifi flet hapur për marrëdhënien me Mumajesin

E ftuar në “Grida Duma Podcast”, këngëtarja Fifi është ndalur sërish te marrëdhënia me Flori Mumajesin, duke lënë të kuptohet se distanca mes tyre vijon të jetë e njëjtë.

Artistja tha se aktualisht nuk ka asnjë informacion të drejtpërdrejtë për Florin dhe se përpjekjet për ta kontaktuar nuk kanë dhënë rezultat. Ajo pranoi se ka dëgjuar disa gjëra për të, por zgjodhi të mos u besojë fjalëve të të tjerëve pa komunikuar vetë me të.

“Unë nuk e di fare as ça bën Flori, as si është Flori, nuk kam informacion. Kam pyetur. Ca përgjigje që kam marrë s’më kanë pëlqyer, ca të tjera më kanë lënë neutrale”, u shpreh Fifi.

Ajo theksoi se nuk i merr si të mirëqena thashethemet që qarkullojnë, duke nënvizuar se e vërteta, sipas saj, mund të vijë vetëm nga një bisedë direkte.

“Pa folur me të, unë nuk i besoj askujt, sepse thuhen shumë llafe dhe dalin të mos jenë të vërteta”, shtoi këngëtarja.

Deklaratat e Fifit rikthejnë edhe një herë në vëmendje raportin e shumëpërfolur mes dy artistëve, i cili prej kohësh mbetet i paqartë për publikun.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Tragjike në Lushnjë/ Humb kontrollin e mjetit bujqësor, fermeri 65-vjeçar humb jetën në vend

0
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës me mjet bujqësor. Viktima është...

“Tentoi të grabiste ‘Big Market’, përplaset me policinë”/ Momenti kur i dyshuari shoqërohet me...

0
Një incident është regjistruar në ambientet e një supermarketi “Big Market”, ku një person i dyshuar për tentativë grabitjeje është përfshirë në një përplasje...

“Lilo & Stitch” dhe “The Ring” në zi/ Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare aktorja...

0
Aktorja amerikane Daveigh Chase, e njohur për rolin e frikshëm të Samara Morgan në The Ring dhe si zëri i Lilo-s në Lilo &...

Fund tragjik pas 50 orësh kërkime/ Gjendet trupi i pajetë i të riut që...

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Liqenin e Ulzës, ku pas më shumë se 50 orësh kërkime intensive është gjetur trupi i pajetë...

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...