28.6 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Rinumërim i plotë i votave në 28 komuna, KQZ merr vendim pas mospërputhjeve të mëdha në Prizren

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur që të rinumërohen të gjitha votat në 28 komuna të Kosovës, pas konstatimeve për dallime të konsiderueshme në votat për kandidatët për deputetë gjatë rinumërimit të pjesshëm të zgjedhjeve të 28 dhjetorit 2025.

Sipas KQZ-së, situata më e ekstremë është regjistruar në Prizren, ku 20.343 vota të kandidatëve u zbritën gjatë rinumërimit, çka çoi edhe në shkarkimin e përfaqësuesve politikë në Komisionin Komunal Zgjedhor të qytetit.

Paraprakisht, në 28 komunat në fjalë ishte planifikuar rinumërim i 10% të vendvotimeve, por pas zbulimit të devijimeve të mëdha, vendimi u zgjerua për të përfshirë rinumërim të plotë. Ndër komunat ku do të rinumërohet plotësisht përfshihen Prishtina, Gjakova, Gjilani, Mitrovica, Peja, Ferizaj, Rahoveci, dhe disa të tjera.

KQZ njofton se veprimet kanë për qëllim garantimin e saktësisë së rezultateve dhe vendosjen e përgjegjësisë ligjore për çdo devijim në procesin zgjedhor. Prokuroria e Kosovës ka nisur hetimet për të identifikuar autorët e mospërputhjeve, ndërsa organizatat monitoruese kërkojnë që hetimi të përfshijë edhe kandidatët që përfituan nga këto devijime.

Rinumërimi i plotë pritet të përfundojë brenda dy javëve të ardhshme, ndërsa KQZ thekson se çdo hap do të bëhet në përputhje me ligjin dhe për të garantuar transparencë totale ndaj qytetarëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...