28 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Avokati i Safet Bajrit bëhet viral, transporton dosjet hetimore me karrocë në SPAK

Një moment i pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave dhe rrjeteve sociale këtë të hënë në ambientet e SPAK, ku avokati i Safet Bajrit u shfaq duke përdorur një karrocë marketi për të transportuar fashikujt hetimorë në kuti.

Safet Bajri, i njohur si “i forti” i Shkodrës, ndodhet në burg prej disa muajsh, i akuzuar për vrasjen e Fatbardh Licit. Arrestimi i tij erdhi tri ditë pas një operacioni të RENEA-s në Dobraç, zonë e njohur si bastioni i fisit Bajri, ku u kontrolluan disa banesa, përfshirë edhe atë të Bajrit.

Ndërsa në Shqipëri ai hetohet për trafik droge, vrasje, gjobëvënie dhe shantazh, në Bruksel është dënuar me 9 vite burgim për trafik droge dhe prostitucion.

Historiku kriminal i Safet Bajrit përfshin ngjarje të dhunshme, mes tyre masakrën e Dobraçit më 30 tetor 2024, ku u vranë Hamza Lici dhe Arlind Bushati, si dhe dy kalimtarë të pafajshëm, Bashkim dhe Flutura Basha. Ai dyshohet gjithashtu për përplasjen me armë në Bushat më 23 gusht 2024 dhe bashkëpunimin në vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Konflikti mes fisit Bajri dhe Lici ka qenë i gjatë dhe i përgjakshëm, duke bërë që emri i Safet Bajrit të lidhet me një seri ngjarjesh kriminale të ndodhura në Shkodër dhe më gjerë.

Ky rast i avokatit që përdor një karrocë për të transportuar dosjet hetimore ka shkaktuar reagime të ndryshme, duke u bërë viral në rrjetet sociale, ndërsa çështja penale e Safet Bajrit vijon në SPAK dhe gjykatat shqiptare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...