25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Trump: “Groenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore” – Bisedë telefonike me Sekretarin e NATO-s për Davos

Presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi se ka zhvilluar një “bisedë telefonike shumë të mirë” me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, lidhur me çështjen e Groenlandës.

Trump tha se gjatë bisedës u ra dakord për një takim me “palët e ndryshme” në Davos, ku këtë javë mbahet Forumi Ekonomik Botëror dhe ku ai do të marrë pjesë.

Në një postim në Truth Social, presidenti theksoi: “Groenlanda është e domosdoshme për Sigurinë Kombëtare dhe Botërore. Nuk mund të ketë kthim prapa.”

Ai shtoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara janë vendi më i fuqishëm në botë, duke e atribuar këtë fuqizim rindërtimit të ushtrisë gjatë mandatit të tij të parë: “Shtylla kryesore e kësaj fuqie është rindërtimi i Ushtrisë sonë gjatë Mandatit tim të Parë, një proces që po vazhdon me ritëm edhe më të shpejtë.”

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...