21.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Kim Kardashian rrëfen si përdori Britney Spears për famë: “Fama ishte gjithçka që doja”

Kim Kardashian ka bërë një rrëfim të pazakontë nga vitet e para të përpjekjeve të saj për famë, gjatë një bisede në podkastin “Khloé in Wonder Land”. Ajo pranoi se në një moment kishte shfrytëzuar indirekt mikeshën e saj, Britney Spears, për të tërhequr vëmendjen e mediave.

“Fama ishte gjithçka që doja, jetoja për të”, u shpreh Kardashian, duke kujtuar një episod nga fillimi i viteve 2000. Në atë kohë, ajo dhe miku i saj Jonathan Cheban po darkonin me një person që zotëronte një Rolls-Royce Phantom, ndërsa vetë ata nuk arrinin as të gjenin një taksi.

Sipas Kim, ata i kërkuan pronarit të makinës luksoze t’i çonte deri në hotel dhe ai pranoi. Me sugjerimin e Cheban-it, të dy u ulën në sediljet e pasme për t’u dukur sikur kishin shofer personal.

Kur mbërritën në hotel, paparacët po prisnin Britney Spears. Kardashian kujton se fotografët nisën të thërrisnin emrin e saj, duke e pyetur nëse kishte ardhur për të takuar Britney-n. “Mbaje kokën ulur dhe mos thuaj asgjë”, i kishte thënë Cheban.

Të dy hynë në hotel dhe, sipas saj, u fshehën në një kabinë telefonike për rreth 20 minuta, pasi nuk njihnin askënd dhe nuk dinin ku të qëndronin. Ndërsa po largoheshin, paparacët vijuan ta pyesnin: “Kim, si ishte Britney?”

Kardashian tregoi se u larguan me taksi, ndërsa fotografët nuk i ndoqën më, duke menduar se kishin marrë tashmë atë që kërkonin. “Fotot dolën në faqen e parë të çdo reviste. Ne menduam se po bënim namin”, tha ajo.

Kim Kardashian dhe Britney Spears janë njohur në fillim të viteve 2000 përmes mikeshës së përbashkët Paris Hilton dhe, sipas Kim, miqësia e tyre ka vijuar ndër vite. Dyshja janë parë së bashku edhe në nëntorin e kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...