22.5 C
Tiranë
Friday, May 15, 2026
spot_img

Miratohen pas 18 orësh seancë maratonë ndryshimet në Kodin Penal, opozita voton kundër

Pas një seance maratonë që zgjati rreth 18 orë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi ndryshimet në Kodin Penal. Amendamentet u votuan me 85 vota pro nga mazhoranca, ndërsa 9 deputetët e pranishëm të opozitës votuan kundër.

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, e cilësoi miratimin si një hap të rëndësishëm në forcimin e shtetit të së drejtës dhe rritjen e sigurisë publike. Sipas tij, ndryshimet synojnë të adresojnë problematika të ndjeshme si kontrolli i territorit, pastrimi i parave, trafikimi i qenieve njerëzore dhe terrorizmi, si dhe të përmbushin detyrimet që rrjedhin nga procesi i integrimit në Bashkimin Evropian, përmes përafrimit me shtatë akte kyçe të acquis communautaire.

Gjatë debatit parlamentar u rrëzua kërkesa e deputetes së opozitës, Jorida Tabaku, për dekriminalizimin e plotë të shpifjes dhe fyerjes për të gjithë qytetarët. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë propozim si një veprim politik, duke deklaruar se do të përbënte një amnisti për kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, ndërsa theksoi se përjashtimi për gazetarët është parashikuar.

Miratimi i ndryshimeve ka shkaktuar debate të forta politike, me opozitën që shprehet kritike ndaj përmbajtjes së tyre dhe mënyrës së votimit në Kuvend.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Prishtinë: Plagoset “Plaku i Bregut” pak pas lirimit nga burgu, i dyshuar për disa...

0
Harbin Vitija, i njohur me nofkën “Plaku i Bregut”, ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e sotme në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë,...

Tiranë: Arrestohen dy persona për vjedhje banese, dyshohet se morën 28 mijë euro dhe...

0
Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy shtetas, të dyshuar për vjedhje në bashkëpunim. Bëhet fjalë për Denis Shkallën dhe bashkëpunëtorin e tij, Martin...

Tragjedi në Greqi: ndërron jetë edhe 17-vjeçarja e dytë pas rënies nga tarraca

0
Një ngjarje e rëndë që ka tronditur opinionin publik në Greqi ka marrë përfundim tragjik, pasi ka ndërruar jetë edhe 17-vjeçarja e dytë që...

“Nuk kam zgjedhur të hesht”/ Ish-drejtoresha e AKSHI-t flet pas vendimit të Gjykatës së...

0
Gjykata e Lartë ka vendosur që ish-drejtoresha e AKSHI (Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit), Mirlinda Karçanaj, të mos jetë më e detyruar të...

“Skandal i rëndë në Zvicër”/ Dyshime për mbi 70 vdekje pacientësh në klinikën kardiologjike...

0
Një hetim i publikuar nga mediat ndërkombëtare ka ngritur akuza serioze ndaj një klinike kardiologjie në Spitalin Universitar të Cyrihut (USZ), ku dyshohet se...