19.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

Zbuloi kurimin e Covid-19 te personat në gjendje të rëndë, me plazmë gjaku/ Mjeku i i njohur italian gjendet i vdekur në banesën e tij

Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantua, Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.

Mjeku i njohur italian, Dr. Giuseppe De Donno, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij pasditen e djeshme.

Lajmi bëhet i ditur nga mediet italiane, të cilat nuk e dinë ende shkakun e ngjarjes, por mjeku De Donno ishte një zë shumë i njohur gjatë këtyre muajve të pandemisë së koronavirusit.

De Donno ishte ndër të parët që filloi trajtimin e Covid me transfuzione hiperimune të plazmës, terapia e diskutueshme që përfshinte infuzionin e gjakut të infektuar me koronavirus, të trajtuar në mënyrë të përshtatshme, në pacientë të tjerë të infektuar.

Giuseppe De Donno ishte ish-mjeku kryesor i departamentit të Pneumologjisë të spitalit Carlo Poma në Mantua. Ai propozoi trajtimin eksperimental të bazuar në plazmën hiperimune gjatë valës së parë të Covid, kur vaksinat nuk kishin dalë ende.

Në Itali misteri është i madh dhe autoritetet po hetojnë për shkakun e vdekjes.

Në qershor të këtij viti, De Donno zgjodhi jo vetëm të linte postin e tij si drejtues në Carlo Poma në Mantua por edhe specializimin, për t’u bërë një mjek i përgjithshëm.

Kura e tij plazmatike për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive.

Në më shumë se një rast, plazma hiperimune solli reagime të shkëlqyera nga trupat e pacientëve, duke ulur presionin mbi spitalet në periudhën e valës së parë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...