30.3 C
Tiranë
Monday, June 29, 2026

Berisha akuzon Ramën: Dosjet Balluku dhe AKSHI janë “gurë të rëndë” mbi shpatullat e tij

Lideri i opozitës, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po vepron me panik dhe tmerr për të dalë nga “rrethi i kuq” pas skandaleve të fundit që lidhen me Belinda Ballukun dhe Mirlinda Karçanajn.

Sipas Berishës, dosjet e hetimeve për vjedhje dhe abuzime nuk lidhen thjesht me Ballukun ose Karçanajn, por përbëjnë një ngarkesë të rëndë mbi vetë kryeministrin: “Rama është i tmerruar. Po shpenzon dhjetëra e qindra milionë për të dalë nga rrethi i kuq, por nuk shpëton dot nga lidhjet me kartelet e drogës, të cilat tashmë janë evidentuar. Dosja Balluku dhe dosja e AKSHI-t janë gurë të rëndë mbi shpatullat e tij. Pra, kjo nuk është dosja e Mirlindës apo e Belindës, por dosja e Ramës dhe Lindës së Surrelit”, tha Berisha.

Ai shtoi se reagimi i kryeministrit ndaj qytetarëve dhe kritikëve tregon arrogancë dhe panik: “Ai është kaq i tronditur, sa edhe fjalës normale të një fermeri i përgjigjet me arrogancë, duke mos kontrolluar veten”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Do të martohesh me mua?” Propozim surprizë në mes të protestës në Tiranë, çifti...

0
Një moment i veçantë dhe plot emocione u regjistrua mbrëmjen e djeshme në bulevardin kryesor të Tiranës, gjatë protestës që po zhvillohej. Dy të rinj...

Horoskopi ditor, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
♈ Dashi Energjia juaj është në rritje dhe dita favorizon iniciativat e reja. Një bisedë e rëndësishme mund t’ju hapë një mundësi interesante në punë...

Parashikimi I motit, e Hënë, 29 Qershor 2026

0
☀️ Moti – 29 Qershor 2026, Shqipëri Për 29 qershorin 2026, moti pritet të jetë i kthjellët dhe shumë i nxehtë në të gjithë Shqipërinë....

“Bllokuan akset kryesore të Tiranës”, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen makinë dhe celularë

0
Policia e Tiranës ka njoftuar se, pas veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera në lidhje me tubimet e zhvilluara në kryeqytet, janë identifikuar dhe...

“Na zbritën nga trageti pak para nisjes”, defekt teknik në linjën Bari–Durrës, mbi 500...

0
Mbi 500 pasagjerë që do të udhëtonin nga Bari drejt Durrësit u përballën me orë të tëra pritjeje pasi trageti GNV “Pegasus” pësoi një...