26.9 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Rrëshqitje masive gurësh bllokojnë totalisht rrugën Librazhd–Prrenjas, qindra automjete të bllokuara

Qarkullimi në aksin kombëtar Librazhd–Prrenjas është ndërprerë plotësisht që prej orës 11:00 të paradites, pas rrëshqitjeve masive të gurëve që kanë pushtuar segmentin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës”. Dhjetëra e qindra metra kub gurësh kanë rënë mbi trasenë e rrugës, duke e bërë të pamundur kalimin e automjeteve dhe duke krijuar situatë alarmante për drejtuesit e mjeteve.

Qindra qytetarë kanë mbetur të bllokuar për orë të tëra në të dy drejtimet e rrugës, e cila përfaqëson një nga arteriet më të rëndësishme kombëtare që lidh Librazhdin me Juglindjen e Shqipërisë.

Në terren ndodhen forca të shtuara të Policisë Rrugore, të cilat monitorojnë situatën dhe përpiqen të menaxhojnë trafikun. Megjithatë, ndërhyrjet janë të kufizuara për shkak të mungesës së mjeteve dhe ekipimeve nga kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen e segmentit, si dhe nevojës për ndërhyrje teknike për largimin e masave të mëdha shkëmbore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...