11.5 C
Tiranë
Sunday, February 8, 2026
spot_img

“Ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara” – Edmond Spaho ironizon Flamur Nokën pas emërimit të Dashnor Sulës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, ka reaguar me tone ironike ndaj deklaratave të Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka, pas emërimit të Dashnor Sulës në detyrën e Kryeinspektorit të Përgjithshëm.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spaho ka cituar fillimisht reagimin e Nokës lidhur me këtë emërim, për ta shoqëruar më pas me një koment thumbues ndaj drejtimit aktual të partisë dhe zgjedhjeve politike të Sali Berishës.

“Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, ka reaguar pas emërimit të ish-deputetit të PD-së Dash Sula, si kryeinspektor i përgjithshëm. ‘Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon. Të gjithë ata që kishin dyshime dhe na sulmuan për gjysmagjelin, e morën përgjigjen sot me zë dhe figurë’, shkruan Mul Noka”, citon Spaho deklaratën.

Më pas, ish-deputeti demokrat shton me ironi:
“Ka të drejtë Flamuri, ata që doktori mban afër janë zgjedhje të gabuara të tij”.

Reagimi i Spahos shihet si një tjetër shenjë e përçarjeve dhe tensioneve të vazhdueshme brenda Partisë Demokratike, veçanërisht pas emërimeve dhe lëvizjeve të fundit që kanë ngjallur debate të forta në radhët e saj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Dashi Ditë që kërkon durim dhe vetëkontroll. Mos nxitoni vendime impulsive. Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokusohuni te çështjet praktike dhe financiare. Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një bisedë e hapur...

Parashikimi I motit, e Diel, 8 Shkurt 2026

0
Më 8 shkurt 2026, moti në Shqipëri pritet të jetë dimëror dhe i paqëndrueshëm. Vranësirat do të jenë të shpeshta në pjesën më të...

Tragjedi në Angli: Miss Faversham 2022 humb jetën në aksident me makinë

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin në High Wycombe, Angli, ku 21-vjeçarja Elisha Skinner, e kurorëzuar Miss Faversham 2022, humbi jetën pas një...

Biznesmeni italian humb jetën pas operacionit për zvogëlim stomaku në Tiranë

0
Një biznesmen italian, Massimo Ferro, 54 vjeç, ka ndërruar jetë vetëm 3–4 ditë pas një operacioni për ngushtimin e stomakut në spitalin privat Trita...

Katër viktima dhe tre pacientë për transplante mëlçie në Kaliforni nga “Kapela e Vdekjes”

0
Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kërkojnë transplante mëlçie në Kaliforni pas konsumimit të kërpudhave të egra të njohura si “kapela...